GazetaMax
Lajme

Kombet në tranzicion/ Maqedonia e Veriut ende llogaritet si regjim hibrid

Shkup, 20 prill – Maqedonia e Veriut është ranguar si regjim hibrid në raportin më të ri të “Kombe në tranzicion” të “Freedom House”, e cila e analizon progresin demokratik në 29 shtete në tranzicion, informon Zhurnal.

“Sivjet, për herë të parë në shekullin 21, forma e menaxhimit që sundon në rajonin e kombeve në tranzicion është regjimi hibrid. Katër demokraci ranë në këtë zonë pasi periudha e pandërprerë e rënies demokratike filloi në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të njejtën periudhë tre regjime autoritare bënë hapa demokratike dhe iu bashkangjitën radhës të regjimit hibrid: Moldavia, Kosova dhe tani Armenia”, thuhet në raport.

Sipas tyre, këto regjime mund të jenë demokratë në kuptim minimal, gjegjësisht kanë zgjedhje të rregullta dhe konkurente, por institucionet e tyre jofunksionale, “nuk janë në gjendje të zbatojnë komponenta definitive të demokracisë liberale: kontroll dhe balans, sundim të së drejtës dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Në shkallën nga një deri në shtat, ku një është niveli më i ulët i progresit demokratik, ndërsa shtata më e larta, Maqedonia e Veriut është ranguar me notë 3,5 për qeverisje demokratike, 4,25 për proces zgjedhor, 5,25 për shoqëri, 3,25 për media të pavarura, 3,25 për gjyqësi të pavarur, derisa 3 për korrupsion. Vlerësimi i përgjithshëm për progres demokratik shënon 3,82 ose 47%.

Freedom House thotë se kriza siguron mundësi të bëhet revizion të procesit të inkuadrimit në BE, dhe se “Blloku duhet përfundimisht të fillojë negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe shqipërinë, duke i bërë presion Bullgarisë të heqë dorë nga ankesat”, informon Zhurnal.

“Definitivisht, asnjë regjim hibrid në rajon nuk arriti të sfidojë gravitacionin në zonën gri nga viti 2002. Në këtë periudhë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë flirtuar me demokracinë liberale, derisa Armenia dhe Moldavia kanë mbajtur episode autoritare, por të gjithë u kthyen në regjim hibrid deri në vitin 2021”, vlerësohet në raport.

Në të përmendet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski për të cilin thuhet se ka anashkaluar normat liberale me blerjen e votave, përgjim të kundërshtarëve dhe duke rezistuar kundër çfarëdo mekanizmi të transparencës apo përgjegjësisë.

Sulmi në Kuvend në vitin 2017 i organizuar nga VMRO-DPMNE, përmendet si parangjarje për sulmin e Kongresit të SHBA-ve më 6 janar në vitin 2021.

Momentalisht, gjithsej 11 shtete kategorizohen si regjime hibride në “Kombet në tranzicion”./Zhurnal.mk

Related posts

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazetamax.mk

Gjobë 45 euro nëse s’keni pajisje dimërore, nga 15 nëntori

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të ofrojmë livrim 100% të energjisë elektrike dhe rritje të vogla të çmimeve

Gazetamax.mk