GazetaMax
Ballina

Veprimi i papritur i Bora Zemanit ndaj nënës së Donaldit

Bora Zemani bën veprimin e papritur ndaj nënës së Donaldit.
Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani doli me një reagim të revoltuar për të gjitha lajmet që qarkullojnë në media rozë në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj.
“Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora.
Mirëpo pas këtij reagimi, Bora ka bërë një veprim tjetër që konfirmon në këtë mënyrë se marrëdhënia e saj me Donaldin është një kapitull i mbyllur.
Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. Në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota./Insajderi

Related posts

Katër poste të “Grupit të Zjarrit” kalojnë në duar të ASH-së

Gazeta Max

Lija e majmunëve – Kontaktet me ‘rrezik të lartë’ nxiten të izolohen

Gazeta Max

Në cilën orë të ditës duhet të merrni magnez? Nga çfarë varet dhe si ta konsumoni siç duhet

Gazeta Max