GazetaMax
Ballina

Beatrix e DJ Geek po e shijojn suksesin e madh me “Më shumë se ti”

Një javë pas publikimit “Më shumë se ti” nga Beatrix e DJ Geek arrin t’i mbledhë kaq milionë klikime.
Para një jave Beatrix Ramosaj dhe Dj Geek sollën bashkëpunimin e tyre të parë.
Këtë bashkëpunim dyshja e titulloi “Ma shumë se ti”, shkruan lajmi.net
Ky bashkëpunim u prit mirë nga fansat e të dy artistëve, ku shumë prej tyre aluduan që është një dedikim për Donaldin.
Bashkëpunimi arriti një tjetër sukses dhe brenda një jave mblodhi mbi 2 milionë klikime në kanalin zyrtar të “YouTubes”.
E për këtë sukses ka reaguar Beatrix përmes një “InstaStory”.

Ndryshe Beatrix para pak muajsh ka lansuar edhe këngën tjetër e cila titullohet “Faj”. Ajo ka qenë e njohur për publikun si modele tash e disa kohë, por kulminacionin e saj e arriti sa ishte banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ajo pati një lidhje brenda shtëpisë me Donald Veshaj, një moderator i njohur nga Shqipëria, por që pas përfundimit të spektaklit, të dy kanë treguar se po jetojnë larg njëri-tjetrit dhe kanë ndërprerë marrëdhënien.
Në anën tjetër, edhe Donaldi ka lansuar disa projekte të tij, të cilat kanë dalë të jenë dedikime për ish- të dashurën e tij, Bora Zemanin, me të cilën ishte ndarë pak para se të futej në “Big Brother VIP”.
Kështu, trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon edhe tash të jetë shumë prezent me lajme nëpër mediat rozë.

Related posts

4 herët kur duhet t’i thoni jo fëmijës

Gazeta Max

Fëmijët duhet patjetër të hanë mëngjesin

Gazeta Max

BDI dhe Ali Ahmeti bindshëm të parët, me më shume mbështetje se të gjitha partitë e tjera bashkë

Gazeta Max