GazetaMax
BALLINA

Si po lavdërohet Bilall Kasami me projektet e Teuta Arifit, faktet zbulojnë të vërtetën

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe pas realizimit të suksesshëm të projektit për furnizimin e 5 autobusëve për nevojat e transportit urban në Tetovë, Komuna e Tetovës implementon projektin “Furnizimi i komunës me kontejnjer gjysëm nëntokësor dhe dy automjete speciale për trajtimin e mbeturinave nga këto kontejnjer”, në vlerë 28,402,300.00 den të nënshkruar me datë 03.11.2021, të financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Financave, kështu njofton në rrjetet sociale Blerim Osmani, këshilltar nga BDI në Këshillin e komunës së Tetovës.
Ky projekt u aplikua në prill të vitit 2021, si vazhdë e projekteve të realizuara në partneritet me Bankën Botërore, me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe mbrojten e ambientit jetësor, thekson më tej Osmani në postimin e tij.
Vlen të theksohet se ky është projekti i 4-të me rradhë që komuna e Tetovës ka realizuar gjatë 8 viteve të kaluara!
Projektet tjera të realizuara me Bankën Botërore janë: Vazhdimi i bulevardit Industrial, Furnizimi i autobusëve për transportin publik, Furnizimi i 6 kamionëve dhe mjeteve të specializuara për nevojat e NPK Tetova.
Angazhimi për një Tetovë të pastër dhe urbane është një mision dhe detyrim që kërkon vizion, njohuri dhe përkushtim me të cilin është punuar në të kaluarën.

Related posts

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

e-max

7 Maji – Dita e policisë, Nuhiu: Rikujtojmë 10 të arriturat si vlera për shqiptarët në rradhët e MPB-së

e-max

Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

e-max