GazetaMax
Lajme

Nedellkov: Greva vazhdon, ka sinjale për bisedime pozitive me Qeverinë

Shkup, 25 prill – Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov sot deklaroi se pasdite duhet të vazhdojnë negociatat me Qeverinë, por edhe se deri në këtë moment nuk ka një marrëveshje për përmbushjen e kërkesave të sindikatave, me çka do të ndërpreheshte greva në arsim dhe institucionet për përkujdesjen e fëmijëve. Ai tha se “ka sinjale” për vazhdim të negociatave. Në konferencë për media, mbështetje mori edhe nga Susan Floken, drejtoreshë e Konfederatës Evropiane të Sindikatave për Arsim, transmeton Zhurnal.

Lideri i sindikatës i bëri thirrje Qeverisë të mbledhë forca dhe vullnet politik për harmonizimin e pagave me pagën e rritur minimale dhe rikujtoi se kërkesat janë rritje prej 18,4% të pagave dhe harmonizim me marrëveshjet kolektive.

“Mund të shpresoj vetëm se deri në mbrëmje do të kemi rezultate, nëse kemi përgjigje pozitive”, tha Nedellkov, duke paralajmëruar se greva do të vazhdojë edhe nesër.

Në konferencën për shtyp, SASHK mori mbështetje edhe nga drejtoresha e Konfederatës Evropiane të Sindikatave për Arsim, Susan Floken.

Floken u solidarizua me kërkesat e sindikatave, dhe mbështetë mendimet se nevojiten investime më të mëdha në arsim në Maqedoni, njashtu edhe në kuadrin mësimor.

Floken vlerëson se bëhet fjalë për profesion krucial dhe shtoi se është e rëndësishme që fëmijët të ndjekin proces kualitativ mësimor, i cili u përball me sfida të fuqishme gjatë pandemisë..//Zhurnal.mk

Related posts

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Qeveria e konfirmoi Propozim-buxhetin e propozuar për vitin 2023

Gazetamax.mk

Radev: Në Shkup po ndërtohet identitet mbi baza të falsifikuara

Gazetamax.mk