GazetaMax
Lajme

Mogerini: Fillimi i negociatave me Shkupin e Tiranën është në interes të BE-së

Shkup, 28 prill – Është në interes të Bashkimit Evropian që menjëherë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas kësaj, procesi do të jetë i gjatë dhe do të jetë vetëm fillimi, theksoi në një intervistë për bTV ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, duke shprehur shpresën se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut do të hiqet së shpejti.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Mogerinit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë gjithçka që kërkohet prej tyre që të mund të fillojnë negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian.

“Kjo krijon një problem të madh me besimin në procesin e zgjerimit të BE-së. Që kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u detyruan të bëjnë lëshime të caktuara për fillimin e negociatave dhe ende nuk kanë filluar, disa vende kandidate kanë pyetur pse duhet ta bëjnë fare këtë”, tha Mogerini.

Ajo tha se nuk e dinte se sa i fortë ishte presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por shpreson se kjo do të funksionon.

Mogerini i komentoi veprimet e Komisionit të ri Evropian në lidhje me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe tha se veprimet e Brukselit janë adekuate për situatën dhe shprehu shpresën se ato do të ndikojnë në ekonominë ruse.

Related posts

Ministrat e Jashtëm të BE nesër diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk

Më 12 janar do të bëhet pagesa e mbështetjes financiare për kategorinë e ndjeshme të qytetarëve

Gazetamax.mk

Takim Kovaçevski – Mejer: Avancimi i bashkëpunimit me SHBA-në në sigurinë kibernetike

Gazetamax.mk