Cesc Fabregas ka befasuar me deklaratën e tij pas fitores së Comos ndaj Torinos, duke thënë se nuk e di sa pikë ka skuadra e tij në Serie A, pasi nuk e shikon renditjen.
Trajneri spanjoll, ekipi i të cilit përmbysi rezultatin ndaj Torinos për të fituar 3:1, theksoi se për të më e rëndësishme është mënyra se si luan skuadra dhe përmirësimi i vazhdueshëm, sesa pozita në tabelë apo pikët e grumbulluara.
“Nuk e di sa pikë kemi tani sepse nuk e shoh renditjen; kjo nuk është diçka që më intereson. Ajo që ka rëndësi për mua është që djemtë të vazhdojnë të luajnë ashtu siç duam ne, duke e ngritur nivelin për të qenë gjithmonë më të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Fabregas.
I pyetur nëse Como mund të luftojë për titullin e kampionit, Fabregas u tregua i kujdesshëm, duke kujtuar se skuadra e tij po përballet me një nivel të lartë të konkurrencës, veçanërisht tashmë që garon në Ligën e Kampionëve.
Fitorja ndaj Torinos erdhi pas një përmbysjeje të vonshme, ku Nico Paz ishte vendimtar me një gol dhe një asist brenda pesë minutave. Fabregas vlerësoi reagimin e lojtarëve dhe theksoi se skuadra e tij po tregon pjekuri më të madhe krahasuar me sezonin e kaluar.
Megjithatë, trajneri spanjoll kërkoi që ekipi të mos e humbasë përqendrimin, duke insistuar se përmirësimi duhet të vazhdojë nga ndeshja në ndeshje.
Burimi: botasot.info
