Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, raporton para deputetëve me dyer të mbyllura

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në këtë mbledhje, për raportim para anëtarëve të komisionit është ftuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, i cili pritet të raportojë lidhur me çështjet që janë në kuadër të përgjegjësive të këtij institucioni.

Në fillim të mbledhjes, mediave u është lejuar të marrin pamje, ndërsa pas kësaj, takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura për publikun dhe përfaqësuesit e mediave.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me diskutimet që po zhvillohen në këtë mbledhje.

Burimi: botasot.info