GazetaMax
Lajme

Nedellkov: Përsëri presim ftesë nga Qeveria, të ndalohen kërcënimet ndaj arsimtarëve

Shkup, 28 prill – Presim sot takim të ri me Qeverinë për çka jemi të përgatitur edhe përmes bisedimeve konstruktive të arrijmë deri te zgjidhja e çështjes së rritjes së pagave dhe greva në arsim të ndërpritet. Kështu deklaroi sot kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov në një deklaratë për MKD.mk, informon Zhurnal.

Ai shton se deri te SASHK arrijnë ankesa për presione nga ana e drejtorëve që mësimdhënësit të fillojnë me mësim.

Ka ankesa që drejtorët po kërcënojnë mësimdhënësit për mos dhënien e pagave ditore për ditët që kanë protestuarë.

“Puna e SASHK është që grevën ta realizojë ashtu siç është përpiluar dhe sipas regullarve, ndërsa ministria të shoh punënën e saj. Nuk është në rregull të frikësohen mësimdhënësit. Ata reagojnë sepse diku kërcënohen me marjen e pagave ditore gjatë grevës ose për punë gjatë verës. Sido që të jetë, përfaqësues tanë vizitojnë shkollat dhe kemi komunikim të regullt me përfaqësuesit e shkollave. Po mbledhim dëshmi”, tha Nedellkov.

Ai shton se SASHK me shumë seriozitet e ka nisur grevën dhe se kërcënimet, presionet, frikësimet do të dorëzohen në organizatën ndërkombëtare të punës dhe Konfederatën eVropiane të Sindikatave në Arsim./Zhurnal.mk

Related posts

Cilat janë profesionet deficitare që pastaj po prodhojnë edhe mungesë të kuadrove në treg?

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Lista për sanksione nuk ishte temë e takimit me këshilltarin Shole

Gazetamax.mk

Petkov: Kemi dëshirë të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjet e hapura me Shkupin

Gazetamax.mk