GazetaMax
Lajme

Pollogu humb projektin për trajtim të qenve endacakë!

Tetovë, 30 Prill – Vendimi i këshillit të komunës së Bërvenicës që në territorin e tyre të mos ndërtohet qendra  rajonale për trajtimin e qenve endacak, sipas kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë që komunat e Pollogut ta humbin projektin e UNDP-së, andaj tani duhet që të gjenden një lokacion të ri.

“Projekti ka afat kohor siç e përmendët dhe nuk do të mund të realizohet po njëherësh ne do të vazhdojmë të negociojmë jo vetëm me Komunën e Bërvenicës por edhe komunat e tjera që të gjejmë një lokacion të përshtatshëm për të aplikuar në fonde tjerë për të realizuar këtë projekt”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por çfarë plani ka komuna e Tetovës pas dështimit të këtij projekti rajonal? Kasami thotë se  janë në përfundim të një marrëveshjeje me shoqatën AMOS.

“Komuna e Tetovës tashmë ka planin B që ne jemi në realizim e sipër, janë konsultimet finale të formës së realizimit të procedurës për përkujdesjen e qenve endacak përmes shoqatës AMOS, përmes së cilës paraprakisht kemi dakordim, tash shikojmë format juridike si do bëhet lidhja e kontratës”, tha Kasami.

Megjithatë rikujtojmë se kryetari Kasami që nga muaji shkurt e ka ditur se komuna e Bërvenicës nuk do të pranojë që në territorin e saj të ngritet qendra, ndërsa pati premtuar zgjidhje të kësaj çështjeje brenda një apo dy muajve.

“Fatkeqësisht lokacionin që ne e përcaktuam në Komunën e Bërvenicës, kryetari aktual nuk është i gatshëm që në territorin e komunës të kemi një qendër për strehimin e qenve endacak, që i bie që në mbledhjen e radhës të gjemë zgjidhje alternative”, ishte shprehur Kasami.

Në komunë e Tetovës tash e shtatë muaj askush nuk merret me trajtimin e qenve endacakë. Mjetet që ndan komuna për këtë gjë harxhohen brenda gjashtë muajsh. Në Tetovë ka raste të shpeshta kur qytetarët sulmohen nga qentë endacakë. Në gjykatë qytetarët kanë fituar proceset gjyqësore ndaj komunës pasi janë kafshuar nga qentë, por ka edhe nga ata që ende presin dëmshpërblimin.

Related posts

Pluhuri saharian mbi rajonin tonë

Gazetamax.mk

Zyrtari amerikan thotë se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e vet: “Po frikësohen t’i tregojnë për ushtrinë”

Gazetamax.mk

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazetamax.mk