GazetaMax
Lajme

Vazhdon gjykimi kundër Rashkovskit

Shkup, 6 maj – Në Gjykatën Penale Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Softwerët” ku i akuzuar i parë është ish sekretari gjeneral i qeverisë, Dragi Rashkovski, informon Zhurnal.

Prokurorja Ivana Trajçeva sot vazhdoi me paraqitjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me shkëmbimin e mesazheve mes të akuzuarve lidhur me furnizimin e softwerit për të cilin Prokuroria thotë se është blerë në mënyrë joligjore.

Sipas akuzës, Rashkovski nuk ka realizuar obligimet zyrtare gjatë furnizimit publik për sistemin për identifikim biometrik.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parashë”.

Personat I.D, I.H, D.S, I.I, I.I dhe M.S akuzohen gjithashtu për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Zhurnal.mk

Related posts

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazeta Max

Monika Kryemadhi voton me djalin e saj

Gazeta Max

MEPSO mbështetë UNT-në me gjashtë bursa meritore

Gazeta Max