GazetaMax
LAJME

SASHK dhe MASH vazhdojnë negociatat për pagat

Shkup, 11 maj – Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot i vazhdojnë negociatat për harmonizimin e pagave të të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve përfundimtare për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive për arsim fillor dhe të mesëm.

Takimi i sotëm është caktuar në orën 10 në ambientet e SASHK-ut.

SASHK-u dhe MASH-i më 8 maj ranë dakord t’i vazhdojnë negociatat për edhe dhjetë ditë. Reciprokisht është konstatua se nevojitet kohë shtesë për negociim, nën mbështetje të pajtuesit të emëruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa brenda afatit sipas nenit 27 të Ligjit për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të punës.

Nga SASHK-u atëherë kumtuan se negociatat po lëvizin në linjë përpjetë.

Related posts

Regjistrimi 2021: Më shumë se një e treta e banesave në vend janë të pabanuara

e-max

Drejtori i Institutit për Mjekësi të punës, Maksuti uron ditën Botërore të Shëndetit

e-max

Taravari: ASH e mbështet procesin e eurointegrimeve, do të ndihmojmë me të gjitha forcat

e-max