GazetaMax
Lajme

Osmani: Ne mbështesim fuqishëm aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

Berlin, 15 Maj – Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani para fillimit të takimit joformal ministror të vendeve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Berlin.

– Kemi çështje thelbësore dhe jam i bindur se të gjithë aleatët do të tregojnë unitet për të gjithë, sepse kjo është vendimtare duke pasur parasysh ndryshimin e situatës së sigurisë. Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura, e me këtë edhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, që është një hap i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme euroatlantike, tha Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e pashmangshme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë.

“Kështu, politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së si dy shtylla kryesore në të cilat mbështetet, do të jenë pjesë e konceptit të ri strategjik”, tha ministri Osmani.

Related posts

Asip Demiri: Feta Alimi pjesë e shërbimeve sekrete anti shqiptare

Gazetamax.mk

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Gazetamax.mk

Ngjarje përfundimtare nga Projekti Tuining IPA 2018

Gazetamax.mk