GazetaMax
Lajme

VMRO: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

Shkup, 28 Maj – “Politika energjetike e LSDM-së dhe BDI-së është e barabartë me një katastrofë energjetike, për shkak të kësaj katastrofe pason një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë të mëngjesit të sotëm nga VMRO-DPMNE opozitare.

Partia komenton se reduktimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike është rekord i ulët në vitet e fundit dhe është arsyeja e faturave të mëdha të energjisë elektrike të qytetarëve, komunave dhe ekonomisë.

VMRO-DPMNE paralajmëroi se “menaxhimi katastrofik i krizës energjetike do të sjellë fatura edhe më të larta që do t’i paguajnë qytetarët në periudhën e ardhshme”.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, në vend që të prodhojë energji elektrike, ka menduar vetëm për tenderët kriminalë në REK Manastir. Aksidenti i djeshëm me vërshimet në REK Manastir është fotografia e sistemit energjetik në Maqedoni. Prej vitesh po ndodh një tollovi në sistemin energjetik. Shteti i ka lënë komunat në borxhe për faturat e mëdha të energjisë elektrike. Në vend që komunat t’i zgjidhin problemet e infrastrukturës, me realizimin e projekteve, ato po mundohen të paguajnë faturat e mëdha të energjisë elektrike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Ndryshe nga të gjitha kompanitë energjetike në botë që operojnë me fitim, ELEM është në prag të falimentimit sepse nuk prodhon energji elektrike dhe importon 7-8 herë më të shtrenjtë. Prodhimi i pamjaftueshëm i energjisë elektrike, rezervuarët bosh, tenderët kriminalë për gërmime fiktive, tenderët në 4 sy dhe pasurimi i kompanive pranë familjes së Zaevit janë arsyeja e faturave të larta të energjisë elektrike të qytetarëve dhe ekonomisë. Kjo situatë katastrofike në sistemin energjetik duhet të ndalet sa më parë. U bë me të vërtetë shumë!”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Shqiptarët për herë të parë do të drejtojnë shkollën “Pançe Karagjozov”, emërohet drejtor Hirmin Duraku

Gazeta Max

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Gazeta Max

VMRO: Kushtetuta mund të interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese

Gazeta Max