GazetaMax
Lajme

Gjobiten 223 shoferë në Shkup, 35 për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 5 Qershor – Gjithsej 223 masa janë shqiptuar dje nga policia gjatë kontrolleve të intensifikuara në komunikacion në Shkup.

Prej tyre 24 janë për tejkalim të shpejtësisë, 25 për drejtim të automjetit pa patentë shoferë dhe 67 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë.

Sipas MPB-së, dy masa janë shqiptuar për përdorim të celularit, 35 për drejtim automjetit nën efektin e alkoolit, pesë për kalim në semafor të kuq, 16 për automjete të paregjistruara, si dhe nëntë për shofer fillestar.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle të intensifikuara.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Millkov kërkon siguri për bullgarët që do të vijnë në Shkup për përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Gazetamax.mk

“Vlojnë” pasaportat e arta pas luftës në Ukrainë, Maqedonia deri tani ka dhënë 119 të tilla

Gazetamax.mk

Prej sot mund të aplikoni për subvencione për klima inverter

Gazetamax.mk