GazetaMax
Lajme

Nikollovski: Liderët e “Ballkanit të Hapur” rikonfirmojnë përkushtimin për hapjen e kufijve, bashkëpunimit dhe mbështetjet reciproke tashmë po japin rezultate

Shkup, 8 qershor – Liderët e “Ballkanit të Hapur” riafirmojnë edhe një herë përkushtimin për hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit dhe punës ndërmjet vendeve mike, ka shkruar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e Samiti dyditor që u mbajt sot dhe dje në Ohër.

Bashkëpunimi i përbashkët dhe mbështetja e ndërsjellë, vlerësoi Nikollovski, tashmë po i japin rezultatet e para.

“Ky është motiv për të vazhduar fuqizimin e mëtejshëm të kësaj nisme, duke hapur dyert për vendet e tjera të Ballkanit për t’iu bashkuar asaj”, shkroi Nikollovski.

Ai thekson se nisma “Ballkani i Hapur” është rajon i qëndrueshëm dhe i zhvilluar, i cili përmirëson jetën e qytetarëve në të gjitha fushat.

Samiti i “Ballkanit të Hapur” përfundoi këtë pasdite, ku morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheji. Liderët dërguan mesazhin se është në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit që të bashkëpunojnë për zhvillim më të madh ekonomik dhe arritjen e integrimeve evropiane.

Related posts

Luçi me porosi për udhëheqësinë e Alternativës: Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme

Gazetamax.mk

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Gazetamax.mk

UT për maturantët e Tetovës organizoi turnir në disiplina të ndryshme sportive

Gazetamax.mk