Rënie e re e çmimit të naftës në bursat botërore, pas deklaratës së Trampit se mundësitë për një sulm të ri ndaj Iranit janë të vogla

Çmimet e naftës ranë sot, pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka shumë pak gjasa të urdhërojë sulme të reja ndaj Iranit, ndërsa po përparojnë negociatat për ndërprerjen e konfliktit. Megjithatë, sulmet e reja ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit vazhduan të shkaktojnë shqetësime lidhur me furnizimin me naftë, raportojnë mediat britanike.

Nafta e papërpunuar Brent ra për 1,27 për qind, duke arritur në 96,94 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e lehtë amerikane ra për 0,87 për qind, në 90,04 dollarë për fuçi. Brent shënoi rënie prej 16 për qind gjatë javës së kaluar, që përbën rënien më të madhe javore që nga prilli i vitit 2020.

Burimi:TV21