GazetaMax
Lajme

Lista e të regjistruarve në shkolla të mesme do të publikohet të shtunën

Shkup, 16 qershor – Komisionit në shkollat e mesme sot për herë të parë bëjnë kontroll të identitetit të të dhënave nga aplikacionet elektronike për regjistrim, të dërguara në pesë ditët e fundit derisa ka zgjatur aplikimi, me dokumentet që u dorëzohen.

Pasi është publikuar rang-lista preliminare e të regjistruarve në vitin e parë në arsim të mesëm në vitin shkollor 2022/2023, dokumentacionin e nevojshëm nxënësit në shkolla e dorëzojnë sot nga ora 12 deri në ora 19 dhe nesër prej ora 7 deri në ora 19, sipas orarit që e ka përgatitur çdo shkollë.

Rang-listat përfundimtare në tabelat lajmëruese të shkollave dhe në ueb faqet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (mon.gov.mk) do të publikohen të shtunën më 18 qershor.

Për herë të parë sivjet aplikimi ishte elektronik – shërbim i ri digjital që MASH e vendosi për optimizim të tërë procesit. Deri në mbylljen e sistemit për paraqitje dje në orën 15, përmes linkut në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk, kanë arritur 14.500 aplikacione nga nxënësit për regjistrim në shkollat e mesme.

Ministri Jeton Shaqiri dje në konferencë për shtyp tha se gatishmëria e plotë e MASH-it, si dhe qasja e portalit për paraqitje, rezultoi me proces të dukshëm më relaksues në krahasim me vitet e fundit. Theksoi se mënyra e vetme e aplikimit merr vetëm 5 deri në 10 minuta, nuk ka turma para shkollave, është rritur transparenca, ndërsa ulet roli i faktorit njerëzor.

Related posts

Demokracia është në krizë

Gazeta Max

Të rrejshme alarmet për bomba të vendosura në shkolla

Gazeta Max

Ahmeti priti në takim Liburin Aliun, ministrin kosovar të Infrastrukturës

Gazeta Max