GazetaMax
Lajme

A do të shkojë Mickoski në takimin e liderëve?

Shkup, 5 Nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi për sot se do ta bëj të ditur qëndrimin e tij nëse do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mickoski theksoi se vendimi do të pasoj pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, grupin parlamentar dhe organet e larta partiake.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka dërguar ftesë për takim liderësh të hënën me kryetarët e të gjitha partive parlamentare, ku në fokus do të jetë rruga evropiane e vendit si dhe vendimet që siç thuhet në të ardhmen duhet të merren me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Deri tani ftesës i janë përgjigjur pozitivisht BDI, partitë e koalicionit me LSDM, ASH, AAA, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Lëvizja BESA.

Related posts

EDITORIAL / Komunat pa kuadër të kualifikuar për IPA fonde, fajtor “punësimet partiake”!

Gazeta Max

Qeverisja lokale nëpërmjet lojës: Finalja e “Electionville” bashkoi të rinjtë nga gjashtë qytete në Shkup

Gazeta Max

Fiasko për Krenar Llogën: Për herë të parë pas katër viteve në fushën e drejtësisë Raporti i KE-së shënon regres

Gazeta Max