A duhet të shkojë Shqipëria në finale e madhe të ‘Eurovison”-it?

Date:

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin e saj muzikor “Sekret” në festivalin e madh të “Eurovision”-it.

Kënga përfaqësuese u prit mjaft mirë nga publiku ku Ronela disa ditë më parë publikoi dhe klipin zyrtar. Ajo deri më tani numëron mjaft suksese dhe shikohet në çdo portal që ka të bëjë me festivalin ku një ndër to është dhe renditja në vendin e dytë ndër këngët më të dëgjuara në kanalin zyrtar të “Eurovisionit”.

Një profil në rrjetin social  “Facebook” i quajtur “Thë Balkans”, kanë bërë një sondazh ku pyet ndjekësit se cilën prej vendeve të ballkanit dëshiron ta shikojë në finalen e madhe.  Në foto janë vendosur përfaqësuesit e tyre si Greqia, Maqedonia, Romania dhe ndër tyre ishte dhe Shqipëria.

Mund të vihet re se në komentet e shumta që janë bërë, shumicat prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë si një ndër vendet që duhet të kualifikohet për në finalen e festivalit europian.

Kujtojmë se ‘Eurovision’ këtë vit do të mbahet mes 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të...

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku...

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Nëse Maqedonia e Veriut deri para pak vitesh mbante...

ITSHKSH do të zgjeroj veprimtarinë shkencore nëpër disa qytete/ Grubi: Edhe një realizim i madh programor

Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do...