GazetaMax
BALLINA

A është Ballkani i Hapur në interes të Shqipërisë? Rama: Marrëdhëniet me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme! Ja mesazhi për Kosovën

Kryeministri Edi Rama duke komentuar pergjigjet e pyetesorit te Keshillimit Kombetar lidhur me nismen e Ballkanit te Hapur, tha se marredheniet e fqinjesise se mire me Serbine jane te rendesishme edhe per faktin e luftes se Rusise ne Ukraine.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe për faktin e ndryshimit mes nesh e tyre në këtë aspekt që ju bëtë pyetjen. Nga ana tjetër Ballkani i hapur nuk bëhet për Serbinë, Shqipëria e bën për veten e vet, nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona e natyrisht Serbia e gjithkush tjetër mbron interesat e tij.

Ballkani i Hapur nisëm interesash konverguese. Cdo konveregjencë që ne realizojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë i shërben paqes sigurisë, zhvillimit ekonomik e social”, tha kryeministri.

Pyetje: Open Balkan, ka marrë më pak mbështetje nga gjithë pyetjet e tjera, vetëm 59%. A ju step kjo mbështetje vetëm 500 mijë qytetarë që janë shprehur në këtë këshillim kombëtar e ju step fakti tjetër që Serbia s’ka një qasje shumë evropiane ndërkombëtare sa i takon luftës Rusi-Ukrainë? Ende s’ka një qëndrim të qartë.

Edi Rama: 59% është një mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje dhe më të fortë.

Mos harroni që procesi ka ndodhur me atë interferencë që thashë e sigurisht që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur impakt psikologjik dhe për shkak se u bë zhurmë e madhe në drejtimin që dhe ju orientuat pyetjen tuaj në lidhje me koleracionin mes luftës dhe pozicionit të Serbisë.

Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh që çfarë është politika e jashtme e Serbisë, cilat janë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë e me radhë.

E dyta s’ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet edhe Serbia. Serbia është aty, fqinje duam apo s’duam ne. Do jetë aty gjithmonë si do jemi dhe ne këtu gjithmonë. S’do iki diku tjetër. Kështu që marrë parasysh këto dy gjëra, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe për faktin e ndryshimit mes nesh e tyre në këtë aspekt që ju bëtë pyetjen.

Nga ana tjetër Ballkani i hapur nuk bëhet për Serbinë, Shqipëria e bën për veten e vet,
nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona e natyrisht Serbia e gjithkush tjetër mbron interesat e tij.

Ballkani i Hapur nisëm interesash konverguese. Cdo konveregjencë që ne realizojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë i shërben paqes sigurisë, zhvillimit ekonomik e social.

Ballkani i Hapur është interes shumë i rëndësishëm i shqiptarëve të Kosovës por unë jam udhëheqës i Shqipërisë nuk jam i Kosovës e s’dua të jap as mend e as këshilla të pakërkuara udhëheqësve në Kosovë.

Ballkani i Hapur është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve mallrave kapitaleve e shërbimeve.

Nuk e kuptoj këtë insistim që për një aktivitet që njerëzit e bëjnë e bënin dhe para se të lindte Ballkani i Hapur pse mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të mos lehtësohet.

Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mbrapshtë e mendjes shqiptare se pjesa e mbarë nuk e pjell këtë anarki logjike.

Related posts

Zëvendës drejtori Hasani vizitë në Bogorodicë: Po modernizojm vendkalimin dhe lehtësojmë formalitetet doganore

e-max

Drejtoresha Aliti: Nuk ka kapital rus në shoqatat dhe në shtëpitë e brokerimit

e-max

Zëvëndësministri Rexhepi paralajmëron rekonstruim të gypit të ujësjellësit në Pallçisht të Poshtëm komuna e Bogovinës

e-max