GazetaMax
LIFESTYLE

Çfarë po ndodh me Dagz dhe Einxhel: “1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje”

“1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje”, çfarë po ndodh me Dagz dhe Einxhel.
Dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz) janë ndër çiftet e krijuara brenda shtëpisë, e që marrëdhënia e tyre duket se po ecën mjaft mirë edhe pas përfundimit të formatit.
Dyshja tregoi se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, gjë e cila varet nga angazhimet e tyre, teksa u shprehen se nuk kanë vendosur akoma se ku do të jetojnë përfundimisht.
Së fundmi, ata kanë treguar se gjërat mes tyre janë bërë serioze, madje dhe familjare. Të ftuar në “Natën me Aulonën”, çifti treguan edhe një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.
“Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që 1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda”, tha Dagz.
Ndërsa Einxhel ia priu: “Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo”.
Einxhel tregoi se ka takuar të gjithë familjarët e Arbërit, teksa Dagzi ka takuar vetëm vëllain dhe babanë e saj.
“Dagz e ka takuar babin vetëm në finale e Big Brother VIP dhe nuk janë takuar më. Ndërsa, vëllain e ka takuar disa herë. Unë jam takuar me prindërit e Dagz kur isha në Kosovë. Nuk më vendosën në siklet, ishin shumë të thjeshtë. Motra e Dagz është kunata që kam ëndërruar. Një grua për tu patur zili, jemi shumë të ngjashme dhe më pëlqen shumë.”- është shprehur Einxhel.
Ata u shprehën se kanë njohur dimensione të reja të njëri-tjetrit dhe janë surprizuar me disa gjëra që nuk i kishin ditur më parë.

Related posts

Saranda Alija kalon në finale me këngën “Mendoj ku je”, synon fitoren në festivalin e këngës në RTK

e-max

Super ushqimet kundër kancerit dhe diabetit

e-max

8 mesazhet që do të merrni nëse ai ju do përnjëmend

10 sëmundjet që “shëron” buzëqeshja

e-max

‘Je ti ai që dëshiroja’, këto pamje tregojnë qe Fifi po ‘shkrihet’ pas të dashurit

e-max

Artisja e bukur Liza feston 3 vjetorin e martesës tani me një super familje

e-max