GazetaMax
Lajme

Abazoviq: BE-ja duhet të përshpejtojë procedurat e anëtarësimit për vendet që duan të jenë pjesë e saj

I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në bllok, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera të Evropës.

Duke folur për anadoluagency në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya, që përfundoi javën e kaluar, ai e vlerësoi si interesant një panel diskutimin mbi përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, veçanërisht në dritën e krizës aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha politikani shqiptar.

Related posts

Vdes në moshën 78 vjeçare, djali i Kiro Gligorov

Gazeta Max

Kasami mori pjesë në mbledhjen e kryetarëve të Unionit Botëror të komunave turke

Gazeta Max

Kovaçevski: Në kohë krize investojmë mbi 480.000 euro në fazën energjetike të spitalit të Gostivarit

Gazeta Max