Sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj,pas fitores absolute në Malësi ka falenderuar gjith shqiptarët në vend e diasporë për zgjedhjen e tyre në mënyrë të drejtë ashtu siç e meriton Malësia.
“Sot, ne dëshmuam se këtu jemi që kur u krijua bota, të lidhur me malet tona, me kodrat tona, me fushat tona, me shtëpitë tona, gjeneratë pas gjenerate, duke ia dhënë vulën fitores së Listës së Nik Gjeloshajt dhe “Forumit Shqiptar”, fitores për vazhdim të sukseseve.”-theksoi Dedivanaj.
Ja postimi i plotë:
Sot ishte një ditë dhe datë e shënuar për shqiptarët në Malësi, ku dëshmuam konsekuencë e vazhdimësi, dëshmuam besë e kulturë duke shënuar një fitore të fuqishme, të mbështetur nga bijat e bijtë e vet më të mirë, Malësia e Dedë Gjo Lulit.
Sot, ne dëshmuam se këtu jemi që kur u krijua bota, të lidhur me malet tona, me kodrat tona, me fushat tona, me shtëpitë tona, gjeneratë pas gjenerate, duke ia dhënë vulën fitores së Listës së Nik Gjeloshajt dhe “Forumit Shqiptar”, fitores për vazhdim të sukseseve.
Sot, ne i thamë territ jo, i thamë jo stagnimit, i thamë jo injorimit të nevojave tona, i thamë jo sjelljes së papërgjegjshme, sot ne vendosëm shqip, vendosëm ashtu siç do të vendoste çdo malësor, për Tuzin e Malësinë, për këtë vatër tonë stërgjyshore, me votën e lirë, duke e ruajtur e përgatitur për shekullin tonë, shekullin e zhvillimit dhe prosperitetit.
Faleminderit çdo malësori, çdo qytetari që besoi Forumin se do të bëjë më të mirën për të gjithë pa dallim, me efikasitet, ekonomizëm dhe vizion të qartë në rrugën e mirëqenies e zhvillimit, në Tuz dhe Malësi, me programin e Forumit, që do ta zbatojë pikë për pikë.
Sot, e katër vitet e ardhme, ne presim më të mirën, realizimin e prioriteteve të malësorëve tanë, që Forumi Do bëhet shërbëtor të nevojave dhe zhvillimit të secilës familje, secilit qytetar të komunës së Tuzit. Faleminderit, sot e përgjithmonë!