GazetaMax
Ballina

Ahmeti pret delegacionin e ‘Koalicionit të shqiptarëve’ nga Lugina e Preshevës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur një delegacion nga Presheva të Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, të kryesuar nga Shaip Kamberi, bartës i listës së ‘Koalicionit të Shqiptarëve’ që garon në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Tre Prillit në Serbi.

‘Sigurimi i të drejtave të plota për shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk rrezikon me asgjë shtetin serb dhe është i domosdoshëm që karshi kësaj të reflektojë edhe Beogradi zyrtar’ , tha Ahmeti duke nënvizuar se edhe aktualisht Serbia, por edhe i gjithë rajoni duhet të mos i përsëris gabimet e së kaluarës.

Shaip Kamberi, ndërkaq ka rikujtuar se autoritetet serbe  nuk po vënë në jetë tri marrëveshjet e firmosura prej vitesh, me ndërmjetësimin e OSBE-së për avancimin e statusit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave në të gjitha fushat, veçmas për barazi dhe integrim në të gjitha levat e pushtetit në rrafshin lokal për shkak se, tha ai, vetëm kështu do të mund t’i jepet fund diskriminimit të tyre mbi baza etnike.

Kreu i BDI-së, duke nënvizuar domosdonë e bashkëpunimit të forcave politike të të gjitha spektreve atje, mbështeti angazhimin e tre subjekteve politike nga Lugina e Preshevës që në negociatat Kosovë-Serbi të përfshihet edhe çështja e Luginës përkatësisht që në tavolinën e bisedimeve të shtrohet edhe reciprociteti: Sa të drejta për serbët në Kosovë po aq edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe zhvillimet në rajon me theks të veçantë mbi ngjarjet në Ukrainë si rezultat i agresionit rus.

Related posts

Leonora publikon një video duke bërë ndërhyrje në fytyrë, ja në çfarë gjendje ka përfunduar

Gazeta Max

Nuk preferohet të qëndroni me rroba banje të lagura

Gazeta Max

Fëmijët i thithin sjelljet e prindërve si “sfungjer”!

Gazeta Max