GazetaMax
Lajme

Akademik Bexheti: Lufta ekonomike ndonjëherë është po aq e dhimbshme sa edhe tjetra

Akademik Abdylmenaf Bexheti sonte në emisionin “360”, ka thënë se masat që mori mbrëmë Qeveria dhe rekomandimet që nxori sa i përket çmimeve, në aspekt të kohës ishin goxha në kohë, pavarësisht se mundeshin të jenë edhe një javë më parë, shkruan Alsat.

Ai tha gjithashtu se, Qeveria çdo ditë duhet të ndjek rrjedhën dhe kështu çdo ditë duhet të reagojë në mënyrë fleksibile me masat.

“Qeveria apo institucionet e shtetit ditë për ditë duhet t’i ndjekin rrjedhat, trendët, tendencat e kështu me radhë dhe mundësisht të reagohet ditë për ditë, në mënyrë fleksibile me masat me të cilat mund të reagohet. Një pjesë e institucioneve që duhen të jenë shembull për të thirrur qytetarët dhe t’i vetëdijësojnë qytetarët për gjendje lufte sepse në fakt këto janë pasojat e një gjendje lufte pavarësisht se nuk e kemi luftën këtu por lufta ekonomike ndonjëherë është po aq e dhimbshme sa edhe tjetra”, tha Bexheti.

Related posts

Zudi Xhelili: Mbijetesa politike e Afrim Gashit është e vështirë

Gazetamax.mk

Kriza tregon dhëmbët, pas 19 muaj në Tetor regjistrohen 1429 të papunë

Gazetamax.mk

Komunikacioni mesatar nëpër rrugë të thata, pa ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

Gazetamax.mk