GazetaMax
Lajme

Alternativa: Vit i ndryshimeve kushtetuese, jo i zgjedhjeve

Shkup, 4 janar – Partia Alternativa përmes një komunikate për media, kanë bërë thirrje për të gjithë aktorët politik që të angazhohen maksimalisht dhe sivjet të realizohen ndryshimet kushtetuese, me qëllim që të përmbushin qëllimin e tyre përshkak së cilës, siç thonë, u bënë pjesë e Qeverisë, e ajo është hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian, informon Zhurnal.

Nga Alternativa bëjnë me dije se janë të përkushtuar që kur të hapet Kushtetuta, përkufizimi i gjuhës shqipe ku thuhet “gjuha që flasin 20% e popullsisë” të zëvendësohet me gjuha shqipe.

“AlternAtivA u bë pjesë e Qeverisë me një marrëveshje të shkruar, pika e parë e së cilës ishte zhbllokimi i procesit eurointegrues dhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Prandaj, si parti besojmë se gjatë këtij viti, të gjitha kapacitetet politike dhe shtetërore duhet të përqendrohen në realizimin e obligimit të marrë me ‘propozimin francez’ për ndryshimin e Kushtetutës.

Fillimi i bisedimeve përmbajtësore me BE-në nënkupton dinamikë më intensive të reformave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

AlternAtivA është e përkushtuar që, përveç përmbushjes së obligimit për njohjen e pakicës bullgare dhe zëvendësimit të përkufizimit “gjuha që flasin mbi 20% e popullsisë” me “gjuhën shqipe”, në këtë proces të bëhet edhe një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit politik. Prandaj, kemi propozuar amendament kushtetues për sanksionimin e korrupsionit në nivel të lartë, për të cilin po kërkojmë mbështetje nga faktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Përveç ndryshimeve kushtetuese, na pret shumë punë gjatë këtij viti.

Vendi po e menaxhon me sukses krizën energjetike, duke siguruar furnizim të pandërprerë dhe duke mos lejuar shtrenjtimin enorm të energjisë elektrike, që ishte një tjetër përcaktim i yni i rëndësishëm në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Po përpiqemi të arrijmë marrëveshjen për Qendrën e re Klinike, me një model unik financimi të propozuar nga Ministri ynë i Shëndetësisë.

Jemi të përkushtuar për reformim të administratës publike dhe digjitalizim të shërbimeve publike, duke lehtësuar procedurat për qytetarët.

Viti 2023 është vit i ndryshimeve kushtetuese dhe i punëve dhe projekteve serioze. Për Alternativën, zgjedhjet e parakohshme në këtë periudhë do të ishin humbje kohe dhe shpenzim i panevojshëm në buxhet, duke marrë parasysh se viti i ardhshëm është gjithsesi vit i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale”, thuhet në kumtesën e sotme të Alternativës//Zhurnal.mk

Related posts

Konjufca: Të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të marrin dënimin e merituar

Gazetamax.mk

Presidenti amerikan takohet me refugjatët ukrainas në Poloni

Gazetamax.mk

Ademi – Ludva:  Çekia mbështetje për eurointegrimet tona

Gazetamax.mk