GazetaMax
Lajme

Ankohen qytetarët për rritjen e çmimeve tek produktet e qumështit, çmimin nuk e arsyetojnë as blegtorët

Shkup, 23 Shtator – Çmimet e produkteve të qumështit janë rritur dukshëm.

Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza po rriten pothuajse çdo ditë.

Qytetarët ankohen dhe thonë se po bëhet e padurueshme.

Ndërsa organizata e konsumatorëve pretendon se kanë marrë më së shumti ankesa për çmimin e produkteve të qumështit.

Sipas tyre, shumë prej tregjeve shesin me çmime jo reale.

“Telefonatat më të shpeshta i marrim për produktet e qumështit sepse produktet e tyre ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Konsumatorët mendojnë se çmimet janë rritur artificialisht nga tregtarët sepse mund të mos kenë aq shpenzime që rrisin çmimin. Tregtarët, për shkak të kostove më të larta të transportit dhe shpërndarjes, prodhuesit, nga ana tjetër, për shkak të kostove më të larta të prodhimit, rrisin çmimet. Por problemi është se një produkt nuk mund të ketë të njëjtin çmim sot, e nesër të jetë dyfish më i shtrenjtë, sepse kostot nuk mund të rriten kaq shumë për dy ditë”, tha Martina Grnçarovska nga Organizata e Konsumatorëve.

Nga ana tjetër, inspektorët e tregut nuk kanë evidentuar parregullsi në çmimin e produkteve të qumështit.

Prej aty thonë:

“Në kontrollet e mëparshme që kemi bërë me prodhuesit e qumështit dhe produkteve të qumështit, është konstatuar se çmimi që është formuar dhe që përfshin kostot e prodhimit, janë të njëjtat kosto reale të prodhimit që çojnë në formimin e çmimit të shitjes. Ky vendim ka të bëjë me qumështin e përhershëm dhe si për produktet e tjera të qumështit, operatorët ekonomikë vendosin lirisht çmimin e tregut për të njëjtin”, thonë nga Inspetorakti.

Ndërkohë blegtorët parashikojnë se vendi po kërcënohet me krizë qumështi.

Ata përmendin mungesën e përfitimit si arsye për këtë.

“Problemi është se korrupsioni është i madh. Çmimi i materialeve të riparimit, karburantit, rrymës është rritur, por qumështi ynë mbetet i njëjtë. Për 22 denarë për litër qumësht që ua shesim qumështoreve, e ata e shesin në markete për 95 denarë, nuk është logjike”, u shpreh Toni Petkovski, blegtor.

Kërkesa e blegtorëve është që çmimi i blerjes së qumështit të jetë sa gjysma e çmimit të shitjes në tregje.

Petkovski thekson se përveç çmimit të ulët të blerjes, vonohen edhe subvencionet nga shteti.

Ndërkohë drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi ka premtuar se subvencionet do të paguhen këtë muaj.

Related posts

Kovaçevski: Informacionet për minierën Illovica fillimisht do t’i dorëzohen Qeverisë, ndërsa më pas do të ndahen edhe me mediat

Gazetamax.mk

Gjatë vikendit me Covid janë infektuar 69 persona, 85 janë shëruar

Gazetamax.mk

Delegacion qeveritar në Asamblenë e 77të të KB-së në Nju Jork

Gazetamax.mk