GazetaMax
Lajme

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Shkup, 8 qershor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasi i priti një orë e gjysmë deputetët që të mblidhen në sallën plenare, e ndërpreu seancën e 74-të duke theksuar se vazhdimi i saj plotësisht do të caktohet. Në sallë të pranishëm ishin vetëm deputetët e shumicës. Në hapjen e seancës nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse ishin në ndërtesën e Kuvendit.

“Kjo seancë që duhej të fillojë në orën 11:00 është caktuar për më 26 maj. Për këtë seancë janë nënshkruar 97 deputetë, por ata nuk hyjnë brenda. Unë i pres një orë e 30 minuta. Prandaj e ndërpres punën e kësaj seance, ndërsa për vazhdimin do të njoftoheni plotësisht”, deklaroi Xhaferi.

Paraprakisht, ai u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare të hyjnë në sallë që të mund të fillojë seanca.

“Për herë të fundit u bëj thirrje deputetëve që gjenden në korridore të hyjnë në sallë”, tha Xhaferi.

Seancën Xhaferi e hapi me vonesë pas së cilës u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve të deputetëve të sigurojnë kuorum për punën e kësaj seance.

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 74-të në rend dite të së cilës janë 20 pika ndër të cilat edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 74-të deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe projektligjet për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe në procedurën e Punës në shkallë të dytë, ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe ligjin për Rezervat e Mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtuar

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit dhe të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatë, të tria me procedurë të shkurtuar.

Related posts

Në Ulsan të Koresë së Jugut, Zëvendës ministri Nuhiu takon Zëvendës presidentin e Hyundai, Kim Dongwook

Gazetamax.mk

LAJMI I FUNDIT/ Bombardohet edhe Lviv

Gazetamax.mk

Gjermania hap dyert për punëtorët nga vendet jashtë BE-së

Gazetamax.mk