GazetaMax
Ballina Lajme

Arrestimet për tragjedinë në Koçan/ Mexhiti: I njoh, jam i bindur se janë të pastër, do të dëshmohet pafajësia e tyre

Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti në Click Plus ka folur për zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan.

Duke folur për ish ministrat e Ekonomisë dhe për ish drejtorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Mexhiti tha se jo të gjithë janë nga BDI dhe se ka edhe nga VLEN.

Ai tha se 4 prej tyre i njeh personalisht dhe se është i bindur se janë të pastër dhe se do të dëshmohet pafajësia e tyre.

“Nuk janë të gjithë të BDI-së, janë edhe të VLEN-it. Ka drejtor të VLEN-it. Dua ta respektoj prezumimin e pafajësisë. Katër prej tyre i njoh, i kam propozuar duke i njohur, jam tejet i bindur se janë të pastër në këtë drejtim, por fjalën e fundit ia lemë drejtësisë, gjyqësisë. Duke i njohur, pra në fund besoj se do të dëshmohet pafajësia e tyre”, tha Mexhiti.

Related posts

Rexhepi priti në takim zëvendësministrin e jashtëm Dvorak: Të intesifikojmë bashkëpunimin me Republikën Çeke

Gazeta Max

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Gazeta Max

10 gjëra që meshkujt s’i preferojnë tek partneret

Gazeta Max