GazetaMax
Lajme

Arrestohen dy tetovarë, u kapën me drogë dhe pajisje për organizimin e lojërave të fatit

Tetovë, 1 Maj – Sot në ora 00:15 minuta nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Tetovë është privuar nga liria I.B. (39) nga Tetova.

Gjatë kontrollit të kryer në objektin e tij hotelierik në Tetovë, janë gjetur 37 pako marihuanë, peshore digjitale, pajisje për lojërat e fatit dhe një thikë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor i Tetovës, ndërsa po kontrrollohet edhe banesa e tij dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhen denoncimet e duhura, të përcaktuara me ligj.

Në objekt është arrestuar edhe D.H.(21) nga Tetova, ku është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe do të pasohet ankesë nga neni 80 i Ligjit për armë.

Related posts

Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj

Gazeta Max

Gjobiten 134 vozitës në Shkup, 15 për tejkalim të shpejtësisë të lejuara

Gazeta Max

Spasovski: Çdo rryshfet duhet të raportohet, korrupsioni gëlltitë vendet e punës

Gazeta Max