GazetaMax
Sport

Aubameyang nuk e harron Milanin, ka një urim për ta

Aubameyang uron që ish-klubi i tij Milan ta fitojë titullin.
Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, është optimist që Milani do ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
Rossonerët për herë të fundit e kanë fituar Scudetton në sezonin 2010/2011, ndërsa këtë edicion janë ndër favoritët për ta ngritur trofeun.
Kur kanë kaluar 30 javë në Serie A, Milani është lider me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa në garë janë edhe Napoli, Interi dhe Juventusi.
Aubameyang ka qenë pjesë e kuqezinjve në periudhën 2007-2011, mirëpo nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare, porse ka qenë i huazuar në klube, si Dijon, Lille e Monaco, dhe pastaj iu bashkua skuadrës së Saint-Etienne.“Jam i sigurt se Milani do të kthehet aty ku meriton. E ndjek paksa dhe shpresoj të mbesin në krye deri në fund të kampionatit”, citon Pianeta Milan fjalët e Aubameyang.

Related posts

Kessie s`do largohet nga Barcelona në janar

Gazetamax.mk

Man City ka gati alternativën për Bernardo Silva

Gazetamax.mk

Armando Broja për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea, është klubi i jetës sime

Gazetamax.mk