GazetaMax
Kuriozitete

Punë e kryer: Kessie kryen testet mjekësore te Barcelona

Kessie kryen testet mjekësore me Barçën.
Gazetari italian, Di Marzio, i cili njihet si ekspert i merkatos në Serie A, ka raportuar se mesfushori i skuadrës së AC Milan, Franck Kessie ka kryer testet mjekësore me Barcelonën.
Për një marrëveshje të mundshme të lojtarit dhe drejtuesve të Barçës është raportuar disa herë edhe nga gazetari italian, Fabrizio Romano, ku Kessie do të përfitojë rreth 6.5 milionë euro në vit.
Sipas asaj çfarë raportonte Milan News, drejtuesit e skuadrës së AC Milan i kishin ofruar të ashtuquajturit Presidente hiç më pak se 6.5 milionë, por që vullneti i lojtarit ishte të ikte nga Milan me kosto zero.
Mesfushori nga Bregu i Filidishtë numëron 95 paraqitje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 22 gola gjithsej.
Veç Kessie, edhe Donnarumma dhe Çalhanoglu kanë lëshuar skuadrën e Milan me parametra zero.

Related posts

“Messi është Messi dhe unë e dua atë” – Salah me një përgjigje fantastike kur pyetet për yllin argjentinas

Gazeta Max

Hazard: Nuk ka dyshim, Benzema e meriton Topin e Artë

Gazeta Max

Guardiola arrin numër rekord të gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve

Gazeta Max