GazetaMax
LAJME

Avokati i Veselit përmend manipulime provash nga Serbia: Këto informata nuk na i dha Prokuroria

Mbrojtja e Veselit përmend manipulime provash nga Serbia: Këto informata nuk na i dha Prokuroria.
Mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë sot në seancën ndaj krerëve të UÇK-së ka fajësuar Prokurorinë se nuk ka nxjerrur provat shfajësuese.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se të gjitha provat që gjendet në domenin publik konfirmojnë manipulimet të provave nga autoritetet serbe, shkruan lajmi.net.
“Ka shumë prova që gjenden në domenin publik dhe të gjithat konfirmojnë atë lloj manipulimesh të provave nga autoritetet serbe sic është zhvarrosja e varreve masive të viktimave në kufi me Serbinë ku është gjendur një kamion”, tha Emmerson.
Ai tutje tha se këto prova janë të rrejshme, të cilat përfshijnë torturën e shantazhin, dhe të njëjtat nuk u dhanë nga Prokuroria, apo nuk u përfshinë në materialet shfajësuese.
“Prova të rrejshme përfshirë torturën, shtantazhin. Dhe të gjitha janë prova shfajësuese dhe do të duhej të ishin përfshirë tek ZPS-ja. Volumi i kësaj çështje gjyqësore është tepër i madh, të kemi arritur vetëm 70% të materialeve, ka dicka që nuk shkon. U dashkan edhe 7 muaj të tjerë për ta përfunduar. Duhet një afat këtu”, tha tutje ai.
“Ka dicka që nuk po funksionon me efikasitet. Ka gjëra të cilat cdo prokuror që ndodhet, merr pjesë në këtë proces, mund të jetë në dijeni të informacioneve që kanë parë. Provat e forcave serbe në terren në Kosovë që kanë pasur municione kineze për ta bërë situatën, për të vrarë civilë, dhe të dukej sikur ishte bërë nga UÇK-ja. Ka orvatje serioze për të manipuluar provat. Ky informacion dihet pse nuk na është dhënë. Ka dicka që nuk shkon këtu”, tha ai.
Se Prokuroria është treguar shumë e ngathët në dhënien e provave e tha edhe Andrew Strong, avokat tjetër i Veselit.
Ai tha se forma me të cilën po punon Prokuroria, po e konsumon tërë kohën.
16 muaj dhe këta jane ne burg e hala nuk jane zbuluar të gjitha dokumentet, vetëm 70% dhe për 30% te mbetura i bie që edhe 5 muaj duhen. Prandaj na duhet një afat. Ky është një proces që po konsumon kohen. Materialet që kemi marre se fundi, jane të para 3 vjeteve. Dhe këtë nuk e kuptoj. Mendojmë se diçka nuk po funksionon. Koha po shkon e na duhet nje afat”, tha Strong.

300x250

Related posts

Një burrë gjendet i vdekur në rrugë në Prishtinë

e-max

Dërgesa e gazit natyror nuk është në rrezik, edhe nëse ndërpritet ka alternativa tjera

e-max

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

e-max