Lewandowski i hapur për transferim te Barcelona – agjenti i tij shok i mirë me Laporta.
Gjasat që Robert Lewandowski të transferohet te Barcelona janë të mëdha.
Ylli i Bayern Munich, Lewandowski është në muajt e fundit të kontratës së tij me Bayern dhe ai nuk ka marrë akoma ndonjë propozim për rinovim kontrate.
Polaku ka marrë vëmendjen e Barcelonës, e cila në merkaton e janarit dëshiron të bëjë një transferim të madh. Mo Salah, Erling Haaland e Robert Lewandowski janë emrat.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Lewa konsideron se epoka e tij në Bundesliga ka përfunduar, përcjell lajmi.
Ai është gati të largohet nga Bayern, kurse Barcelonën e bën favorite fakti se agjenti i Lewas, Pini Zahivi është mik i afërt i Joan Laporta, presidentit të Barcelonës.
Mbetet të shihet nëse do të ketë propozim formal të Barcelonës për Lewandowski.
Të fundit në përqindje
Shkup, 30 janar – Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi theksoi se këtë vit ndërmarrja
Shkup, 30 janar – Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot, përmes video fjalimit në konferencën
Shkup, 30 janar – Lidhja Demokratike propozon që të formohet një agjenci e re e pavarur
Shkup, 30 janar – Hulumtimi i tregut dhe përcaktimi i profesionit janë hapat kryesore dhe shumë
Ohër, 30 Janar – Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen