GazetaMax
Lajme

Aziri: Do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme por pas Samitit të KE-së

Shkup, 2 qershor – Kemi paralajmëruar se pas datave 22 dhe 23 qershor, Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të dalë me projekt dhe propozim për aktivitetet e saja si deri tani, por më dinamike, që të nxjerr të vërtetën në sipërfaqe dhe t’u ofrojë qytetarëve ofertën e tyre dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

“Qytetarët janë dëshmitarë se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kanë filluar zëshëm të flasin për shkallën e politizimit të institucioneve, veçmas atyre gjyqësor për korrupsionin e lartë, mosgatishmërinë e institucioneve të luftojnë me korrupsionin dhe tjera, këto janë pika të mjaftueshme që Aleanca për Shqiptarët të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opinioni është i informuar se Aleanca për Shqiptarët e kupton nivelin e tensionuar të ngjarjeve rajonale dhe globale dhe në këtë kontekst i kemi dhënë prioritet Samitit të Komisionit Evropian që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor. Lutjet tona deri te Republika e Bullgarisë janë që të tërheq veton dhe të japë sinjal dhe shpresë të fortë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për qytetarët e këtij vendi në tërësi”, ka thënë Aziri.

Related posts

Instituti patriotik i VMRO-DPMNE-së: Më 4 shkurt “roja heroike” do të jetë te varri i Dellçevit tërë ditën

Gazeta Max

Shtabi i krizës në Tetovë me vendim për masa shtesë për mbrojtje nga zjarret

Gazeta Max

Bastisje në Kavadar, janë gjetur armë dhe municion, arrestohet një person

Gazeta Max