GazetaMax
Kuriozitete

Bale te gjiganti i Serie A me parametra zero

Gareth Bale te gjiganti italian me parametra zero.
Gareth Bale transferohet te gjiganti italian.
Sulmuesi uellsian, Gareth Bale pritet të largohet nga Reali në fund të sezonit, pasiqë i skadon kontrata me Los Blancos.
Bale ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon dhe ka arritur të realizojë një gol, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.
Calcio Mercato, shkruan se interesim për transferimin e Bale kanë shfaqur Milani dhe Juventusi.
Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe e shohin Bale si një përforcim ideal që ka kualitet dhe eksperiencë.
Juventus gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë, por Bale nuk është objektivi kryesorë.
Milan është favorit për transferimin e Bale dhe bisedimet me agjentin e tij pritet të fillojnë së shpejti.

Related posts

Donnarumma pritet të jetë i pari në listë te Milanit nga pronari i ri

Gazeta Max

Bad News Eagles e mposht 9INE në “Ancient”

Gazeta Max

Man United kërkon Costan si zëvendësues të De Geas

Gazeta Max