GazetaMax
Ballina Lajme

Banja e Tetovës e stërmbushur me mbeturina

Mbeturina përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, mbeturina pranë vendeve për pushim për vizitorët, ulëse të dëmtuara dhe ujë i papastër në lokacionin e quajtur ujërat gjeotermal për gratë. Kjo është pamja e këtyre ditëve në Banjën e Tetovës. Krahas kësaj, edhe në vet rrjedhën e lumit përveç mbeturinave të amvisërive hasen edhe mbeturina inerte.

Pamje aspak të mira e gjejnë në këtë periudhë Banjën e Tetovës, njërën prej vendeve të rralla në Tetovë që shfrytëzohet për rekreim. Mbeturina përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, mbeturina pranë vendeve për pushim për vizitorët, ulëse të dëmtuara dhe ujë i papastër në lokacionin e quajtur ujërat gjeotermal për gratë. Kjo është pamja e këtyre ditëve në Banjën e Tetovës. Krahas kësaj, edhe në vet rrjedhën e lumit përveç mbeturinave të amvisërive hasen edhe mbeturina të forta të cilët edhe në shumë e përkeqësojnë situatën me pastërtinë në këtë pjesë periferike të qytetit të Tetovës. Vizitorët në këtë qendër janë të zhgënjyer me këto pamje dhe kërkojnë që më shumë angazhim nga komuna dhe më shumë vetëdije nga vizitorët.

“Pamja është e tmerrshme, nuk duhet të jetë kështu me mbeturina dhe papastërti. Komuna ka faj, por komuna nuk mund të shkojë pas gjithsecilit me kontejner që të grumbullojë mbeturina. Kontejnerë ka në shumë vende dhe qytetarët vet duhet ti hedhin aty dhe jo ku të munden”, thotë një vizitorë që e takuam në Banjën e Tetovës. Edhe vizitorët tjerë kërkojnë më shumë pastërti për këtë zonë që sipas tyre është e vetmja ku Tetovarët mund të shmangin jetën dinamike brenda qytetit. Ndërkaq, gjendja e tmerrshme është tek ujërat gjeotermal.

Uji që përdoret nga gratë është i papastër dhe këtyre ditëve askush nuk e frekuenton. Nga Komuna e Tetovës thonë se do caktohet një person që do të kujdeset për pastrimin e mbeturinave në atë zonë. Premtojnë edhe pastrimin e ujërave gjeotermal.

“Me ardhjen e stinës së pranverës do të ketë një person i cili do jetë përgjegjës për pastrimin e asaj zone. Edhe në të kaluarën por edhe tash është praktika e njëjtë të cilën e kemi realizuar. Ndërsa sa i përket ujit termal, pasi në dimër nuk është zonë e frekuentuar nga qytetarët edhe shkaku i dimrit nuk është pastruar, sigurisht se tani do ndërmerren masa dhe do jetë i pastër”, u përgjigjen nga Komuna e Tetovës.

Në ndërkohë, përmirësimi i kohës ka shtuar numrin e vizitorëve në Banjën e Tetovës. Përgjatë rrugës vërehen shumë qytetarë që ngjiten në njërin prej vendeve të rralla në Tetovë, ku mund të gjendet qetësi dhe ajër të pastër. Banjat e Tetovës është një nga vendet më të vizituara gjatë vikendeve, por edhe gjatë ditëve të tjera për rekreim dhe frekuentohet me të madhe nga qytetarët e Tetovës dhe më gjerë. Problem në vete në këtë vend i cili çdo ditë vizitohet nga qindra qytetarë është edhe mosurbanizimi në mënyrë ligjore që do shndërronte Banjat e Tetovës në një pikë atraktive mjaft tërheqëse për turistë.

Megjithatë në Banjat e Tetovës, që është larg jo më shumë se 5 kilometra nga qendra e Tetovës, hasen shumë mbeturina. Vizitorët ankohen se përgjegjësia është e dyanshme, sikurse për autoritet komunale por edhe vet qytetarët që mbeturinat nuk i hedhin në vendet adekuate. Ndryshe, çdo mëngjes dhe në orët e vona të pasdites për në banjën e Tetovës mund të vëresh një numër të madh të qytetarëve të cilët dalin për rekreim. Këta njerëz të moshave të ndryshme vizitojnë këtë vend duke iu shmangur jetës dinamike dhe plot strese brenda në qytet sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Së fundmi, në Banjën e Tetovës janë hapur edhe shumë biznese private që edhe më shumë e ka shtuar frekuentimin nga ana e qytetarëve. (koha.mk)

Related posts

Murati apel të papunëve: Aplikoni pë grantet që ofron Agjencioni për punësim

Gazeta Max

Kovaçevski mesazh VMRO-së e Të Majtës: Bllokimi i ligjeve është akt modern i tradhtisë së popullit

Gazeta Max

Konferencë për kalimin e hendekut në mes praktikave formale dhe joformale në gjyqësorin e BP

Gazeta Max