GazetaMax
Lajme

Banorët e Lubotenit përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Shkup, 27 Nëntor – Vazhdon të mbetet i pazgjidhur problemi i kamotshëm i banorëve të Lubotenit me u ujin për pije. Gjatë verës në çezmat e tyre shpesh nuk rrjedh ujë, ndërsa gjatë dimrit ai është kryesisht i turbullt. Për pije nuk e shfrytëzojnë aspak, sepse kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Tashmë disa vite zgjidhjen e kanë gjetur tek çezma e fshatit. Dikur, dekada më parë, uji mbushej me shtamba në krua, sot në shekullin 21 qytetarët mbajnë radhë për t’u furnizuar me ujë për pije nga çezma e fshatit. Shtambat janë zëvendësuar me shishe plastike dhe ndërsa karrocat me kuaj që përdoreshin dikur për transport,  janë zëvendësuar me vetura bagazhet e të cilave mbushen përplot me shishe.

“Këtu vijmë… ja që kur e kemi sjellë ujin, që në vitin 2010. Uji është më I mirë. Nuk ka kështu ujë askund. Të kërkosh me këmbë të kalit. Unë jam nga Luboteni. Kur bie shi ai nëpër shtëpi turbullohet. Nuk është I mirë për t’u pirë. Atë e kemi vetëm për të larë”, tha një banor.

“ Jo nëpër shtëpi. Ja të gjithë mbushim këtu.
Përse mbushni këtu?
– Sepse është më i mirë, gëlqere nuk ka. Kur të mbushesh çajnikun në shtëpi me ujë si ky, ja largon gëlqeren.  Kur bie shi del I turbullt, por ne kemi puse. Që dhjetë vjet, madje 20 vjet, kemi shkuar atje në vend kemi mbushur, tek burimi. Nuk është i pastër, të vjen neveri ta pish. Nuk është I pastër”, theksoi një banor.

Por nga çezma e fshatit ujë nuk mbushin vetëm banorët e Lubotenit, por edhe ata të komunave të tjera, të cilët gjithashtu ankohen se uji në çezmat e tyre nuk është i pijshëm.

“Jetoj në Hasanbeg. Që 13 vite vij dhe mbush ujë këtu. Nuk pihet uji  në Hasanbeg. Unë nuk e pijë dot, sepse i vjen era si ujë tualeti. Ato gypa janë vendosur para viteve 70, apo 65, unë ende s’kisha lindur. Ende ashtu janë. Unë vij çdo 10 ditë. Veturën e mbush plot”,  shtoi një banor.

Nga Komuna e Butelit nuk dhanë përgjigje në pyetjen se a janë bërë analiza laboratorike për të ditur saktë nëse uji në shtëpitë e banorëve të Lubotenit është apo jo i pijshëm.

“Ujësjellësi në Luboten është ndërtuar me mjete nga banorët e fshatit dhe ata vetë kujdesen për mirëmbajtjen e vazhdueshme të tij. Komuna e Butelit aktualisht është në fazën e gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme për furnizim të vazhdueshëm me ujë të vendbanimeve Lubanc dhe Luboten për çfarë gjithashtu publiku do të informohet”, thonë nga Komuna e Butelit.

Ky problem mbetet i pazgjidhur për disa dekada edhe përkundër premtimeve të shumta, veçanërisht para proceseve zgjedhore kur kandidatët kërkojnë votën e qytetarëve. Siç ka dëshmuar koha, premtimet e tilla harrohen pasi fituesi i zgjedhjeve ulet në karrigen e drejtuesit të komunës.

Related posts

Vendoset stacion mobil për selektimin e mbeturinave, Gerasimovski: Përzgjedhja e mbeturinave sjellë përfitim dhe mbron natyrën

Gazetamax.mk

“Infermierja nuk i vendosi oksigjen”, gazetari flet rreth vdekjes misterioze të Xhoit

Gazetamax.mk

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

Gazetamax.mk