GazetaMax
Lajme

Banorët e Teteks 1 bashkë me Bilall Kasamin diskutojnë për Kapitullin e Dytë dhe zhvillimin e Tetovës

Sonte, kryetari aktual i komunës së Tetovës dhe kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën Besar Durmishi, zv.ministrin e Kulturës Sedat Sulejmani, si dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, zhvilluan një takim informativ dhe miqësor me banorët e lagjes Teteks 1.

Takimet e këtij lloji me qytetarët janë një nga forcat kryesore të ekipit të Kasamit. Gjatë diskutimeve, u trajtuan projektet e realizuara deri tani, sfidat aktuale, pritshmëritë e banorëve, si dhe planet e ardhshme për zhvillimin e Tetovës, me fokus në një qytet më të pastër, më të organizuar dhe më modern.

Banorët e lagjes Teteks 1 shprehën vendosmërinë që më **19 tetor** të zgjedhin opsionin që do t’i japë hov zhvillimit të qytetit. Së bashku me ta dhe gjithë qytetarët e tjerë, Kasami dhe ekipi i tij synojnë të vazhdojnë ndërtimin e një Tetove më të zhvilluar dhe të gjithëpërfshirëse.

Related posts

Nënkryetari i BERZH-it Bouman në Shkup në takime me Kovaçevskin, Besimin dhe komunitetin bankar

Gazeta Max

Tetova i përgjigjet pozitivisht Taravarit

Gazeta Max

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael. Ambasadorja Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi!

Gazeta Max