Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, ka mbajtur një tubim të veçantë në vendlindjen e tij, Carrabregun e Ulët. Ai është pritur me përkrahje të madhe nga bashkëvendësit, të cilëve iu drejtua me një mesazh mirënjohjeje dhe motivimi.
“Sonte ishte emocion i veçantë të jem mes jush, aty ku kam bërë hapat e parë të jetës dhe ku rrënjët e mia janë më të forta se kudo tjetër,” u shpreh Ramosaj, duke theksuar rëndësinë që ka për të përkrahja e vazhdueshme nga banorët e këtij fshati.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e treguar deri tani, jo vetëm për të si kandidat, por edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kandidatin për Asamblenë komunale, Afrim Demhasaj.
“Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj më japin forcë të vazhdoj me përkushtim rrugën që kemi nisur bashkë, për zhvillimin e komunës sonë dhe për çdo familje të këtij vendi,” theksoi Ramosaj.
Tubimi përfundoi me një mesazh të qartë mobilizues për zgjedhjet e 12 tetorit: “Shihemi në fitoren e 12 tetorit! Na priftë e mbara!”
Fushata e AAK-së po vazhdon me moton #FLASIMmePUNË, duke kërkuar mbështetje për numrin 174 në fletëvotim.
https://www.facebook.com/share/p/1KX1zvTiqp/