GazetaMax
LAJME

BE i vendos sanksione të reja Rusisë, ndalohet eksporti i mallrave luksoze dhe përdorimin e kriptovalutave

Bashkimi Evropian ka njoftuar më shumë sanksione kundër Rusisë, ku përfshihen ndalimet e eksportit të mallrave luksoze si dhe goditjen e aseteve të kriptovalutave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se BE do të marrë katër masa për ta vazhduar izolimin e Rusisë dhe për të shterur burimet që ajo përdor për të financuar luftën në Ukrainë.

“Së pari, ne do t’i mohojmë Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregjet tona. Kjo do të revokojë përfitimet e rëndësishme që Rusia gëzon si anëtare e OBT-së. Kompanitë ruse nuk do të marrin më trajtim të privilegjuar në ekonomitë tona”.

“BE-ja do të punojë gjithashtu për të pezulluar të drejtat e anëtarësimit të Rusisë në institucionet kryesore financiare , duke përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Ne do të sigurohemi që Rusia të mos mund të marrë financime, kredi ose ndonjë përfitim tjetër nga këto institucione”, ka thënë der Leyen, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Blloku i G7, sipas der Leyen do të sigurohet që shteti rus dhe elitat e tij të mos mund t’i përdorin asetet e kriptovalutave, në mënyrë që të mund t’i shmangin sanksionet, e gjithashtu do të ndalohet eksporti i mallrave luksoze të BE-së në Rusi dhe importi i mallrave të hekurit dhe çelikut.

Më herët të premten, vendet e G7 njoftuan se do të ndërmarrin veprime për t’i mohuar Rusisë statusin e të ashtuquajturit “kombi më i favorizuar”, i cili do të revokonte përfitimet e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Përveç planeve të shpallura, ne do të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të reduktuar varësinë tonë nga energjia ruse, duke siguruar që ta bëjmë këtë në mënyrë të rregullt dhe në mënyra që i japin kohë botës për të siguruar furnizime alternative dhe të qëndrueshme”.

“Përveç kësaj, kompanitë private po largohen nga Rusia me shpejtësi të paparë. Ne qëndrojmë me kompanitë tona që kërkojnë një tërheqje të rregullt nga tregu rus”, thuhet në një deklaratë të vendeve të G7.

300x250

Related posts

Kërkon 2,500 euro për falje të dënimit /Kapet zyrtari i Shërbimit Korrektues: Paratë i gjenden në veturë

e-max

Tërhiqen autobusët, zhbllokohet rruga | Transportuesit i japin shans negociatave me kryeministrin

e-max

Kovaçevski: Viti i ardhshëm 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor

e-max