Befason Bora, sot publikon këngën e saj të re

Edhe Bora Zemani, duket se i ka hyrë botës së muzikës.
Nëse nuk është gënjeshtër e 1 prillit, prezantuesja Bora Zemani ka njoftuar se pas pak do të publikojë një këngë “suprizë”, të parën të saj.
Të gjithë mund të jenë habitur kur aktori dhe prezantuesi që u bë shumë i famshëm në Big Brother Albania VIP, publikoi këngën e tij pas daljes nga shtëpia ku po vëzhgohej në 24-orë.
Në klipin e këngës së tij shfaqej numri 5, i cili është simbol dhe data e lidhjes së tij me prezantuesen Bora Zemani. Por, historia e ish-ciftit Donald-Bora nuk mbaron këtu.

Zemani ka njoftuar se në orën 20:00, sot, do të publikojë një këngë të saj, e cila titullohet “nuk jam si ti”.

Kënga e Veshajt, përvec numrit 5 në fund, përmbante rreshta, për të cilët, sa ishte në Big Brother, kishte thënë se do t’ia dedikonte ish-të dashurës së tij.
Nuk dihet nëse kënga e Zemanit është dedikim për ish të dashurin e saj, historia e së cilëve u bë shumë e komentuar në mbarë publikun shqiptar. U mbetet ndjekësve të tyre që ta kuptojnë nga kënga që do të dalë pas pak. Gjithsesi, nëse kjo nuk është shakaja e Zemanit për 1 prill.

Të fundit në përqindje