GazetaMax
Lajme

Bernard Nikaj thotë se Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime

Nikaj i PDK-së: Donika Gërvalla në takime ta çon mallin e një këshilltareje që ka shku për shënime.
Sekretari i PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se qe një vit Kosova nuk ka pasur politikë të jashtme.
“Realisht, në një vit të fundit ne s’kemi pas politikë të jashtme. Kosova për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, që nga përpjekjet e shumta për të etabluar prezencën dhe subjektivitetin e vet në sferën ndërkombëtare ka vendosur që me vetëdije apo pa vetëdije të abstenojë nga politika e jashtme dhe të mos merret me politike të jashtme. Këtë që ne e shohim në politikë të jashtme është më shumë një përpjekje e çorientuar e marrjes me politikë të jashtme se sa një marrje me politikë të jashtme. Fakti që kemi pas e vazhdojmë të kemi ambasada sot të cilat nuk kanë ambasadorë do të thotë që kemi pas ambasada të cilat janë mbyllë me çels sepse nuk ka pas staf në ato ambasada”, tha ai.
Nikaj, në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, për këtë fajësoi ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, duke theksuar se skandalet e saj kanë acaruar më shumë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar.
Ai shtoi se politika e jashtme e Kosovës është vetëm një term teorik. Sipas tij, Gërvalla në takimet që zhvillon “ta çon mallin e një këshilltari që ka shkuar të marrë shënime”, sesa një ministre e Jashtme.
“Politika e jashtme e Kosovës është vetëm term teorik. Praktikë në politikën e jashtme tonën nuk ka. Qe një vit e sa do të thotë ministrja e Jashtme, shikoni në shumicën e takimeve, ministrja e Jashtme më shumë ta çon mallin e një këshilltari që ka shku të marrë shënime në takimet e presidentes së vendit se sa një ministre e Jashtme që koordinohet dhe udhëheq një agjendë të strukturuar të politikës së jashtme. Do të thotë, mos të flasim për njohje. Ky është një koncept i cili nuk është as nuk përmendet më. Mos të flasim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ne kemi në vend një qeveri e cila ka shkuar deri në atë nivel që të kritikojë marrëveshje të sponsorizuar nga miqtë tanë ndëkombëtar dhe pastaj në një vit qeverisje të mos e bëj asnjë hap të vetëm në aplikim, në përafrim, në lobim, për anëtarësim në cilëndo prej organizatave ndërkombëtare që ekzistojnë”, potencoi Nikaj.

Related posts

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Gazetamax.mk

Kovaçevski me këshillin e ambasadorëve tregon çfarë na nevojitet për eurointegrimet

Gazetamax.mk

Suzi Dajkin: Pavarësia e gjyqësorit dhe bashkëpunimi me sektorin civil janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk