GazetaMax
Lajme

Besnik Bislimi duhet të shkarkohet

Qeveria jonë duhet ta dijë një gjë- se as përfaqësuesit e BE dhe as të ShBA, nuk janë qytetarët e Kosovës, të cilët lehtë mund të manipulohen e gënjehen, ose mund të flitet në emrin e tyre se ata nuk kanë çka bëjnë. Dhe, gënjeshtrat tuaja, para tyre, asnjëherë nuk do mund t’i impononi si të vërteta, ashtu siç i keni imponuar që më shumë se 10 vjet, në Kosovë.

Gënjeshtra e Besnik Bislimit është veprim i shëmtuar, por, “kërkimfajla” pasi u demantua nga zëvendëssekretari Bjorn Berge, është edhe më e shëmtuar. E shëmtuar është edhe heshtja e Kryeministrit dhe partisë së tij. Por, siç kanë thënë edhe vet dikur: Dorëheqja është akt moral, dhe kur nuk e ke atë, sigurisht që nuk do të dorëhiqesh. Se ai që ka moral nuk gënjen. E, meqë ky është skandal i rëndë diplomatik, nuk është çështje nderi më, që të pritet dorëheqja, por duhet të shkarkohet.

Por, a mund të pritet diçka e tillë nga kjo qeveri?

Sigurisht që jo. Pasiqë, kjo parti ka dhënë shembuj të qartë, se asgjë nga ato çka ka promovuar vite me radhë nuk iu përmbahet më. Të gjitha ato në çka është thirrur sa kanë qenë në opozitë, i ka ndryshuar që në ditën e parë, kur e mori pushtetin. Madje, duke e tradhtuar edhe emrin e saj “Vetëvendosje”.

Por, qeveria jonë duhet ta dijë një gjë- se as përfaqësuesit e BE dhe as të ShBA, nuk janë qytetarët e Kosovës, të cilët lehtë mund të manipulohen e gënjehen, ose mund të flitet në emrin e tyre dhe ata nuk kanë çka bëjnë. Dhe, gënjeshtrat tuaja, para tyre, asnjëherë nuk do mund t’i impononi si të vërteta, ashtu siç i keni imponuar që më shumë se 10 vjet, në Kosovë.
Kosovës i duhet një përfaqësim dinjitoz. Një qeveri që përfaqëson unitetin e popullit, një qeveri jo-gënjeshtare e cila nuk e detyron çdo të dytin diplomat nga BE ose SHBA, që t’i demantojë qeveritarët tanë të lartë.

Ju mund të vazhdoni t’a shpëlani trurin e ndjekësve tuaj, duke gënjyer e imagjinuar, por, me këtë po e shkatërroni imazhin e Kosovës, dhe të ardhmen e saj. Po nuk do të shkojë shumë e do ta shkatërroni edhe imazhin tuaj.

Kosovës i duhen politikanë të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Zëvendëskryeministri me këtë dëshmoi që nuk e ka asnjërën nga këto, prandaj, ose duhet të largohet vetë, ose shkarkojeni!

Kosova dhe njerëzit e saj nuk i kanë asnjë borxh as Besnik Bislimit, që tallet me ta e as shefave të Besnik Bislimit, që nuk marrin masa ndaj tij. Pasojat e një sjellje kaq joserioze dhe nonshalante do të jenë të larta për vendin, sepse pas gjithë këtyre skandaleve e gënjeshtrave të zyrtarëve më të lartë të shtetit më askush në botë nuk na merr seriozisht.

Prandaj, nuk duhet të lejohet të fundoset Kosova pse dikujt i teket të gënjejë, apo edhe më keq, nëse kujton se mund të sillet me diplomatët e botës sikurse me njerëzit e mahallës së vet, par të cilët, pasi ka marrë një pozitë, më nuk ka respekt.

Duhet tu tregojë dikush këtyre zyrtarëve tanë të lartë se diplomacia nuk është lojë dhe ajo reflektohet fort përmes simbolikave dhe seriozitetit të sjelljes.

Related posts

Suzi Dajkin: Pavarësia e gjyqësorit dhe bashkëpunimi me sektorin civil janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Shpallet i pafajshëm Bedri Halimi, kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Gazetamax.mk

LSDM: Mickoski i’a huqi në gjithçka që tha për energjinë elektrike

Gazetamax.mk