GazetaMax
Lajme

Beteja e Mariupolit, një nismë diplomatike turke, Llavrov: SHBA pengojnë përparimin e negociatave

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara janë vrarë Rreth 850 civilë. Betejat në rrugët e Mariupolit ende vazhdojnë, përleshjet po përforcohen. Është granatuar edhe një pikë për transit për dalje nga qyteti I Zaprozhje. Kievi pretendon se 6623 civilë janë evakuuar nga korridoret humanitare të qyteteve të Ukrainës gjatë ditës së djeshme. Kryetari Zelenski tha se rrethimi rus i Mariupolit ishte një terror që do të mbahet mend për shekuj.

“Mariupoli i bllokuar do të hyjë në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës. Sa më shumë që ukrainasit të flasin për këtë në botë, sa më shumë mbështetje gjejmë, sa më shumë Rusia të përdor terrorin kundër Ukrainës, aq më keq do të jenë pasojat për të”, u shpreh kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

“Fjetëm në një dyshek në të ftohtë, ishte e frikshme, me zë të lartë qaja dhe u luta. Kisha më shumë frikë se nuk do ta shihja më nënën time”, theksoi banori i Mariupolit.

“Ata hapën një korridor të gjelbër për dy ditë në mënyrë që njerëzit të mund të largoheshin shpejt nëse ishte e mundur. Ne ishim ulur në një strehë për bomba dhe na thanë ta linim atë dhe të iknim ku të mundeshim”, u shpreh banori i Mariupolit.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po pengojnë përparimin në bisedimet mes vendit të tij dhe Ukrainës.

“Zelinski propozoi mbajten e bisedimeve dhe kryetari unë ra dakord dhe negociatat janë duke u zhvilluar, ishte vendos një lloj dialogu. Megjithatë, ekziston një ndjenjë se dikush, ndoshta SHBA po e mban për dore delegacionin ukrainas, duke e penguar atë të pranojë kërkesat, të cilat unë i konsideroj si minimale”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Ruse, Sergej Llavrov.

Më shumë se dy milionë njerëz kanë ikur në Poloni që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha policia kufitare polake. Disa nga ata që kanë mbërritur në tre javët e fundit tashmë janë larguar nga Polonia, dhe sipas ekspertëve të migracionit nga Universiteti i Varshavës, të paktën 1.1 milion refugjatë ukrainas mbeten në vend, shumica prej tyre shkojnë në qytetet kryesore, kryesisht Varshavë dhe Krakov. Zyrtarët thanë se kishin arritur kapacitetin maksimal të pranimit

“Shtëpia ime është ende atje, njerëzit nuk kanë dalë nga bodrumet për tetë ditë dhe ka njerëz që nuk kanë dalur që nga fillimi i luftës”, u shpreh refugjati.

“Nuk ka jetë, ka vetëm mbijetesë, të gjithë janë në bodrum, gjithçka përreth është shkatërruar”, theksoi refugjati.

“Unë thjesht dua të shkoj në shtëpi, kur je në shtëpi gjithçka është më mirë”, u shpreh refugjati.

Turqia është e bindur se Moska dhe Kievi mund të arrijnë një marrëveshje paqësore dhe prioriteti i Ankarasë është të organizojë një takim midis kryetarit të Ukrainës dhe Rusisë.

Related posts

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson

Gazetamax.mk

Kuvendi do të vendosë për gjendjen e krizës në sektorin e energjisë

Gazetamax.mk

1928/ Intervista me Faik Konicën, një nga këshilltarët më të besuar të Mbretit Zog

Gazetamax.mk