GazetaMax
Ballina

Bushi: Filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi ka informuar se ka filluar parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB. Sipas tij, edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nënpunësve administrativ është më kompleks, këta nëpunës administrativ sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në MPB.

Postimi i Bushit:

Më gëzon fakti se sot në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Më bën krenar fakti që sot brenda ditës u ndanë vendime pune për 36 nëpunës administrativ, kurse në afat sa më të shkurtër atyre do tu bashkëngjiten edhe administrator të tjerë të cilëve gjithashtu do tu japim vendime të punës për kohë të papërcaktuar.

Edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nënpunësve administrativ është më kompleks, këta nëpunës administrativ sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pozicionet e caktuara paraprakisht sipas nivelit të arsimimit të tyre.

Suksese e ju prift e mbara.

Related posts

4Am do të sjellë një mega projekt, surprizë për publikun shqiptar

Gazetamax.mk

Pozicionet më të mira për të fjetur për gratë shtatzëna

Gazetamax.mk

Rita Ora shkëlqen në kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” edicioni australian

Gazetamax.mk