GazetaMax
Ballina

Capital T prezanton veturën e tij luksoze të markës “Ferrari”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore. Kapo është i njohur edhe për stilin e tij të jetesës, mjaft luksoz, që vjen si rrjedhojë e të hyrave të mira nga muzika dhe biznesi.

Së fundmi, reperi i hitit “Magji” ka prezantuar për fansat veturën e tij luksoze të tipit “Ferrari”.

Në mbishkrimin e fotografisë, 30-vjeçari shkroi: “701 kuaj fuqi duke u endur rrugëve”, duke dashur kështu të theksojë fuqinë e veturës së tij luksoze nga marka e famshme italiane.

Përndryshe, reperi po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të tij më të fundit, “Për ty” dhe “Dy zemra”, të cilat i solli të përmbledhura në një volum të vetëm.

Related posts

Stevanoviq: Ndjekim rekomandime për lijën e majmunëve, sistemi ynë është i gatshëm dhe ka kapacitet

Gazeta Max

Kjo pjesë e trupit është e para që zbulon moshën tuaj të vërtetë

Gazeta Max

Bianca Junzell, artistja shqiptare me famë botërore që ka një mision të shenjtë

Gazeta Max