GazetaMax
Lajme

Çdo ulje e cilësisë së kuadrove në gjyqësor do të lëkundë besimin e tij

Shkup, 4 maj – Vendosja e sistemit të gjyqësorit të pavarur, të paanshëm dhe efikas është një nga parakushtet kryesore për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin i cili për momentin është në nivel shumë të ulët. Duhet të forcohet cilësia e kuadrove në gjyqësor, meqë nëse nuk ka cilësi, nuk do të ketë besim dhe çdo ulje e cilësisë do ta lëkundë dhe zvogëlojë besimin në gjyqësorin. Një nga mënyrat për rikthimin e besimit në gjyqësor është kur ligji do të zbatohet në mënyrë joselektive.

Kjo u theksua në sesionin e dhjetë të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut me temë “Sfidat aktuale në gjyqësorin e Maqedonisë përmes perspektivës së rekomandimeve të Konventës Kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut”, në organizim të Lëvizjes evropiane, në kuadër të Grupit të punës 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23).

Në sesionin debatuan ekspertë maqedonas dhe sllovakë, profesorë universitarë, përfaqësues të Gjykatës supreme, Gjykatës Themelore Penale, Prokurorisë Publike, Këshillit Gjyqësor, avokatëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil, të cilët i hapën çështjet për atë nëse janë përmirësuar kapacitetet e gjyqësorit në aspektin e potencialit kadrovik, si dhe atë për rekrutimin e kuadrit gjyqësor dhe prokurorial dhe nëse është bërë një hap cilësor përpara në metodologjinë e vlerësimit të cilësisë së punës së gjykatësve dhe prokurorëve publikë në përputhje me kompleksitetin e lëndëve, gjyqësori o t’i zgjidhë problemet e kohëzgjatjes së madhe të procedurave.

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet i absurditeteve.

“Nga njëra anë respektojmë standardet evropiane, në raport me numrin e prokurorëve publikë dhe gjykatësve, që diku madje është tejkaluar nëse merret parasysh numri i banorëve, për 100 mijë banorë kanë parashikuar 20,5 gjykatës. Sipas sistematizimit, në vendin tonë janë parashikuar 639 vende gjyqësore, ndërsa momentalisht ka 473 gjykatës. Sipas regjistrimit të fundit, ku janë regjistruar rreth 1.8 milionë banorë, në shtet duhet të jenë 394 gjykatës, tha ai.

Por, siç theksoi Tupançevski, nëse e shikoni gjendjen faktike në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, në raport me organizimin e punës, do të shihni se nga ky vit një pjesë e madhe e gjykatësve largohen në pension dhe praktikisht do të jetë dhjetëfish më pak Gjykata civile.

“E gjithë kjo nëse merret në përqindje do të thotë edhe se do të vihet në pikëpyetje funksionimi i Gjykatës Themelore Civile. Mirëpo, nëse i merrni edhe standardet tjera që korrespondojnë me këto numra, kjo do të thotë se të dhënat flasin se ne nuk kemi prokuror publik në Dellçevë, në Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë. Dhe kjo është një situatë paksa absurde. Kemi prokurori, ndërsa nuk kemi prokurorë”, bëri të ditur ministri.

Ai përkujtoi se kemi qendër rekrutimi ku prodhohet kuadro dhe për momentim kemi 59 kadetë të rinj që përgatiten pas përfundimit të trajnimit praktik të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por shtrohet pyetja, theksoi Tupançevski, nëse kjo shifër mund të jetë optimale në optimizimin në raport me gjyqësorin dhe drejtësinë.

Ekspertja sllovake Danka Kovallova, drejtoreshë e Qendrës analitike të Ministrisë së Drejtësisë së Sllovakisë, ndau përvojat sllovake në optimizimin e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë.

Mes tjerash, ajo foli edhe për konceptin e “visiting judges” në Sllovaki, sipas të cilit me qëllim që të lehtësohet zëvendësimi i gjykatësve që largohen papritur apo për të forcuar gjykatat e mbingarkuara përkohësisht.

Kovallova theksoi se Sllovakia ka vendosur këtë praktikë të mirë, e cila është e domosdoshme edhe kur rritet ngarkesa e gjykatësve në gjykata të ndryshme, me të cilën përmirësohet efikasiteti dhe funksionimi i të gjithë administratës gjyqësore në Sllovaki.

Natasha Gaber-Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavell Shatev” – Shkup, theksoi se kapitulli 23 është një nga kapitujt kryesorë dhe më kompleks me të cilin çdo institucion ynë gjyqësor përpiqet të inkorporojë dhe përmbushë parakushtet që përcakton një gjyqësor modern sipas standardeve evropiane.

“Në këtë kuptim, Akademia po përpiqet t’i mbulojë këto nevoja. Si Akademi, gjatë viteve në raportet e shumta të KE zë një vend solid dhe vlerësimet për punën e saj janë pozitive. Është e nevojshme të bëhet analizë e dinamikës me çfarë dinamike Akademia në të kaluarën ka ofruar kuadro për gjyqësorin. “Nëse analizojmë katër vitet e fundit, mund të përcaktojmë se në vitin 2019 Akademia ka nxjerrë 37 akademikë që tashmë janë duke punuar aktivisht në gjykata dhe prokurori”, tha ajo.

Gaber-Damjanovska shtoi se Akademia ka vizion për të ndërtuar kuadro që do të jenë të përshtatshëm për t’u marrë me tema dhe trende të reja shoqërore nga mbarë bota.

“Nga përcaktimet më të rëndësishme strategjike, Akademia bëri përpjekje edhe në trajnimin e vazhdueshëm edhe në atë fillestar të inkorporojë elementë të reja që nënkuptojnë njohje më të thellë me parimet e së drejtës evropiane dhe mënyrën e zbatimit të së drejtës evropiane. Kjo është e rëndësishme meqë kuadri ynë duhet të jetë gati përpara se shteti ynë të bëhet anëtar i BE-së, sepse procesi arsimor nuk shkon brenda natës”, tha ajo.

Sipas saj, është e rëndësishme të theksohet se cilësia e këtij inputi të njohurive që është dhëna në Akademi duhet të jetë e matshme.

“Në raport me procesin e testimit – Akademia konsideroi se është shumë të rëndësishme të ruajë transparencën e informacionit për atë se si janë zhvilluar të gjitha fazat e provimit dhe në këtë kuptim ne i publikuam të gjitha elementet në faqen tonë të internetit në mënyrë që ato të jenë të hapura për opinionin. meqë është në interesin tonë serioz që të zvogëlohen komentet negative për procesin e pranimit”, shtoi Gaber-Damjanovska.

Olja Ristova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale – Shkup theksoi se vendosja e sistemit gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe efikas është një nga parakushtet kryesore për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor, i cili për momentin është në nivel shumë të ulët, respektivisht besimi është tetë për qind sipas anketës së fundit të “Eurothink”.

Ajo theksoi se faktorë që ndikojnë në profesionalizmin e gjykatësve janë shkalla e ekspertizës dhe profesionalizmit të gjykatësve, vlerësimi i punës së gjykatësve dhe avancimi i tyre, përgjegjësia e gjykatësve sipas kritereve të përcaktuara saktësisht që zbatohen njësoj për të gjithë, ndikimi i nëpunësve gjyqësor, rritja e pagave të gjykatësve dhe administratës gjyqësore, riorganizimi i punës së gjykatave në tërësi…

“Në mënyrë që të ngritet cilësia e trajnimeve, konsideroj se Akademia e gjykatësve dhe prokurorët publikë duhet të jetë më transparente në këtë drejtim dhe të përcaktojë kriteret për emërimin e ligjëruesve për tema të caktuara. Në praktikën e deritanishme, ndodh që nga lista e ligjëruesve një ligjërues të mbajë trajnime 20 herë në vit, ndërsa ligjëruesit e tjerë nuk thirren as edhe një herë, ndodh që ligjërues me më pak përvojë dhe njohuri t’u ligjërojnë gjykatësve dhe prokurorëve publikë më me përvojë (gjykatë më e vogël – gjykata në Shkup), theksoi Ristova.

Kur flasim për optimizimin e kapaciteteve në gjyqësorin, shtoi ajo, ne gjithmonë e vendosim në vend të parë profesionalizmin e gjykatësve, pavarësinë dhe integritetin e tyre.

“Por, në mënyrë që gjykatësit të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe efikase, ata duhet të kenë kushtet e nevojshme për këtë, para së gjithash ekipimin dhe mjetet e punës. Në Gjykatat nevojitet organizim krejtësisht të ri dhe modern i punës, si teknik, ashtu edhe kadrovik.

Me organizimin e tanishëm të punës, gjykatësi brenda ditës i kushton punës administrative më shumë se gjysmën e orarit të tij, në vend se të përqendrohet në shqyrtimin e lëndëve, ligjet relevante dhe përpilimin cilësor të aktgjykimeve, meqë puna gjyqësore nënkupton para së gjithash proces mendimi në kuptimin e përpilimit të aktgjykimeve dhe menaxhimin e procesit gjyqësor”, theksoi ajo.

Ristova konsideron se në këtë drejtim duhet të mendohet për delegimin e këtyre kompetencave të gjykatësve tek të punësuarit tjerë në gjykatë, të cilët do të ishin mjaft kompetent dhe profesional për të ushtruar punë administrative.

Ajo shtoi se është e nevojshme të ndryshohet mënyra e komunikimit ndërmjet gjykatave dhe organeve dhe institucioneve të tjera shtetërore, respektivisht të vendoset komunikimi elektronik, të ndryshohet urgjentisht mënyra e komunikimit, të jetë në mënyrë elektronike, e në këtë drejtim nevojiten edhe ndryshime ligjore, respektivisht personi që një herë është thirrur të konsiderohet i ftuar në mënyrë të rregullt deri në fund të procedurës.

Lidija Raiçeviq-Vuçkova, prokurore publike në Prokurorinë Publike – Shkup vlerësoi se ka probleme serioze në optimizimin e kuadrit dhe në ngritjen e cilësisë.

“Këto probleme si mundësi dhe mënyrën për t’i zgjidhur ato ka tentuar elita juridike t’i zgjidhë dhe t’i detektojë. Nëse nuk keni cilësi nuk do të keni besim, çdo ulje e cilësisë do të lëkundë dhe do të ulë besimin në drejtësi, siç është situata tani. Për të pasur cilësi, duhet të përkufizoni se çfarë është cilësia. Pikërisht ky këshill u përpoq të përkufizojë cilësinë në gjyqësor dhe në prokurorinë, dhe tha se cilësia në gjyqësor është vendimmarrrje që do të plotësojë ndjenjën e drejtësisë për ata me të cilët ka të bëjë”, theksoi Raiçeviq-Vuçkova.

Ajo shtoi se para së gjithash duhet të flitet për cilësinë e kuadrove në gjyqësor, e jo për shifra, meqë shifrat do t’i mbizotërojmë.

Avokati Toni Menkinoski konsideron se profesioni i avokatit nuk duhet shikuar ashtu siç shikohej në socializëm. Sipas tij, një moment i rëndësishëm është integrimi i avokaturës në drejtësi, gjegjësisht avokatura të përfshihet në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Iva Conevska nga Instituti për Politika Evropiane theksoi se rezultatet e analizave që e kanë zbatuar me hulumtimin në terren, me fokus grupe me gjykatës nga të gjitha fushat e apelit në shtet, ka një ngarkesë të ndryshme mes gjykatësve që punojnë në gjykata të ndryshme.

“Më tutje, pamundësia për të specializuar e gjykatësve në gjykatat më të vogla dhe gjithashtu u përballëm edhe me faktin se disa gjykata të caktuara nuk mund të funksionojnë. Nuk ka delegim të gjykatësve nga një gjykatë tjetër, më shpesh me juridiksion të zgjeruar, e që ndikon në cilësinë dhe efikasitetin e gjykatës përkatëse nga e cila është deleguar ai gjykatës”, tha ajo.

Koordinatorja kombëtare dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska, në fjalën e saj hyrëse theksoi se në nëntë sesionet paraprake në kuadër të Grupit punues 3 për drejtësi dhe të drejta themelore të Konventës Kombëtare të BE-së për Kapitullin 23, janë debatuar dhe miratuar më shumë se 100 rekomandime dhe përfshijë segmente vitale nga reforma e sistemit të drejtësisë.

Gjurovska bëri të ditur se Konventa ka ndërtuar kapacitete për të vëzhguar dhe vlerësuar ndryshimet në gjyqësor përmes rekomandimeve.

“Për katër vite, që nga fillimi i punës së Konventës Kombëtare, jo vetëm kemi mësuar se si të zhvillojmë dialog të strukturuar, por edhe arritëm të rrisim dukshmërinë e nevojës për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në shtetin tonë dhe shkallë të lartë të ekspertizës, e cila përmes analizave të ekspertëve ndihmon në implementimin e standardeve evropiane dhe përfundimisht të arrihet funksionalitet më i madh”, tha Gjurovska.

Shefi i Asociacionit sllovak të Politikës së Jashtme nga Bratisllava, Tomas Strazhaj, tha se përmes këtyre debateve në Konventën Kombëtare të BE-së po përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të bisedimeve me BE-në.

“Gjithsej 43 debatet e deritanishme në Konventën Kombëtare, përmes të cilave parakaluan mbi 1000 ekspertë, janë dëshmi se kjo platformë është instrument i suksesshëm në procesin e integrimit evropian, për të cilin Sllovakia është e përkushtuar që të hyjë sa më shpejt në fazën e bisedimeve. Ekspertët maqedonas dhe sllovakë duhet të vazhdojnë të punojnë për stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët të Evropës, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për anëtare të Bashkimit apo vende kandidate”, tha Strazhaji.

Related posts

Pamje tronditëse nga burgu i Idrizovës 

Gazetamax.mk

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Gazetamax.mk

Osmani u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve/ Ministri zbuloi njërën prej shtyllave të programit të tij politik

Gazetamax.mk