GazetaMax
Lajme

Çfarë bëri Zaev, pse iku, dhe a u pasurua gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë?

Shkup, 6 maj – Ish kryetari i Lidhjes-Social Demokrate(LSDM), Zoran Zaev, në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për herë të parë u zgjodh më 31 maj të vitit 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë mbajtur në vitin 2016. Ai në krye të qeverisë u zgjodh me votat e të gjitha partive politike shqiptare pasi partia e tij LSDM në zgjedhje ishte mundur nga VMRO-DPMNE me rezultat të ngushtë apo me një dallim prej dy mandateve të deputetëve, shkruan Zhurnal.

Gjatë këtij mandati Zaev mori përsipër vendime të rëndësishme e historike për vendin, siç është ai me shtetin fqinj me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, e cila deri para Marrëveshjes së Prespës së arritur më 17 qershor 2018 quhej “Republika e Maqedonisë”. Marrëveshja e cila i hapi rrugë vendit për tu bërë vendi i 30 anëtarë në NATO.

Arritja e tij më e madhe përgjatë mandatit të tij për 4 vite e gjysmë konsiderohet që është anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq, për sa i përket zhvillimit ekonomik e punësimit nuk është se ka pasur ndonjë rezultat produktiv e të suksesshëm. Edhe pse në krye të Qeverisë erdhi me të ashtuquajturën “e vërteta për Maqedoninë”, gjatë 4 vite e gjysmë sa ishte në qeverisje nuk u kuptua asnjë e vërtetë. Edhe raste për të cilat kishte konstatuar vetë ai se janë të montuara, nuk u zbuluan e publikuan asnjëherë të vërtetat për këto raste, vazhduan të mbesin të montuara dhe shqiptarët dergjeshin ende burgjeve të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, pavarësisht kritikave të shumta në opinionin nacionalist maqedonas lidhur me marrëveshjen e Prespës, ku shpesh herë etiketohej edhe si “tradhtar”, por edhe pas negociatave më pas me Bullgarinë për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, që po ashtu konsiderohet si e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase, Zoran Zaev fitoi sërish edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare, që u mbajtën në korrik të vitit 2020. Edhe në këto zgjedhje, partia e socialdemokratit, Zoran Zaev fitoi me rezultat të ngushë dhe ishin sërish partitë shqiptare BDI dhe Lëvizja Besa, që i mundësuan formimin e Qeverisë së re.

Por kjo Qeveri ishte afat shkurtër përshkak se menjëherë vitin e ardhshëm, 2021, mbaheshin zgjedhjet lokale në vend, që ishin shkaktare që Zaev të ikë nga skena politike. Ky i fundit pati premtuar se nëse rezultati i zgjedhjeve lokale është humbje për LSDM-në, do të jap dorëheqje edhe nga kreu Qeverisë edhe nga kreu partisë, dhe do t’i hap rrugë një kryetari e kryeministri të ri nga rradhët e LSDM-së.

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021 në vend, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen.

Pasurimi në politiki është i njohur si fenomen më së shumti në Ballkanin Perëndimor, ku shumë politikan futen në politik të varfër dhe dalin të pasur, sepse e shohin politikën si hapësirë për rregullimin e jetëve të tyre dhe jo të qytetareve. Ka disa prej politikaneve që pasurohen publikisht sepse nuk frikësohen nga askush e ndjejnë veten mbi të gjithë, prandaj edhe nuk fshehin asgjë në deklarimet e tyre të pasurisë.

Por ka edhe politikanë të cilët manovrojnë me pasurinë ilegale të fituar apo thënë ma qartë me para të popullit të vjedhura, hapin biznese në emër të familjarëve, shtojnë pasurinë jashtë vendit, investojnë që pas pensionimit politikë të jetojnë e të vazhdojnë me jetën luksoze sikurse në politik.

Ish kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kur erdhi në krye të Qeverisë për herë të parë në emër të tij pati deklaruar që nuk ka banesë, shtëpi dhe veturë. Të dhëna që i ngjasojnë me ato të një studenti. Këtë e tregojnë të dhënat, të cilat ai i ka parashtruar në listën anketuese deri tek Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Nga ajo që mund të vërehet është se, Zaevi ka dhënë borxh rreth 70 mijë euro. Kursime në bankë ka vetëm gruaja dhe vajza e tij. Shtëpia, vendi, hapësira afariste dhe aksionet janë në emër të prindërve të tij. Pra, kjo tregon se vetëm se është përgatitur për të marrë timonin e Qeverisë, por që edhe nëse kapet gabim e zihet keq të mos dëmtohet e asgjë të mos i konfiskohet.

 Zaev karrierën e tij profesionale e ka filluar në firmën “Trgoprodukt” në Strumicë, ku ka punuar në periudhën 1997-2003, ndërsa në vitin 2001 është emëruar si drejtor. Ka qenë anëtar i Këshillit udhëheqës të kursimores “Peon” dhe anëtar i Këshillit drejtues të industrisë së materialeve ndërtimore “Elenica” deri në vitin 2003, ndërsa ka kryer funksionin kryetar i Këshillit drejtues të ndërmarrjes publike “Komunalec” në Strumicë.

 Në ndërkohë, paraardhësi i tij ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, në po këtë kohë ka pasur kursime thuajse në të gjitha bankat nga të gjitha valutat. Ka paraqitur 9.600.000 denarë, ose rreth 150 mijë euro, ka kursime shtesë prej rreth 41.000 euro, dymijë franka zvicerane dhe qindra dollarë dhe funta.

Ajo që mbetet enigmë edhe sot e kësaj dite është se nuk dihet ende se a pasurua Zaev gjatë mandatit 4 vite e gjysmë në krye të Qeverisë, apo u pasuruan prindërit e tij dhe gruaja e tij. Sepse sipas deklarimeve në ardhje të Qeverisë e gjithë pasuria ishte në emër të familjareve të tij./Zhurnal.mk

Related posts

Panel diskutim në Kabinetin e presidentit me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve

Gazetamax.mk

Gërkovska: Integriteti është parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar

Gazetamax.mk

VIDEO/ Haxhiu- Osmanit: Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash

Gazetamax.mk